Deputetja Jorida Tabaku: Nuk mund të ketë rritje pagash në privat me urdhër qeverie
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku duke iu referuar lajmit të dhënë nga kryeministri Edi Rama për rritjen e pagave, shkruan në Twitter se nuk ka si të ketë rritje ekonomike me tatim socialist. Po ashtu për të, nuk mund të ketë rritje pagash në privat me urdhër qeverie.
”Nuk mund të ketë rritje pagash në privat me urdhër qeverie, kjo e fundit mund të urdhërojë vetëm rritje taksash për bizneset dhe sipërmarrësit siç ka bërë në 10 vite. Nuk mund të ketë rritje pagash me tatimin socialist sepse nuk ka rritje ekonomike me tatimin socialist!
Kur jep leje ndërtimi kompanive që kanë 0 bilanc e pastrojnë para thjesht po u shërben qytetarëve gënjeshtra për pagesat e punëtorëve & tenderat publikë. Paga minimale mund te fillohet nga koncesionarët që janë përfituesit/abuzuesit më të mëdhenj.
Nuk punon dot për shumicën një qeveri socialiste në shërbim të pakicës që ka mbytur ekonominë dhe konkurrencën. Nuk është qeveria e shqiptarëve ajo që taton 95% për t’i dhuruar taksat 5% të shqiptarëve. Ky është sistemi i pandershëm i taksimit nga një qeveri e pakicës”,-shkruan Tabaku.
https://mobile.twitter.com/jorida_tabaku/status/1643645510526402567