Deputetja Jorida Tabaku takon komisionerin Varhelyi në Bruksel, në fokus reformat ekonomike

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është takuar këtë të martë në Bruskel, me Komisionerin e Zgjerimit, Oliver Varhelyi. Gjatë takimit u diskutua plani i zhvillimit të Ballkanit perëndimor. “Takim produktiv me Komisionerin e Zgjerimit, Oliver Varhelyi në lidhje me planin e zhvillimit të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi: përshpejtimi i reformave ekonomike, forcimi i integrimit rajonal, projekte kompetitive. Në fokus: Rritja e fondeve, masat antikorrupsion për rritjen e besimit të investitorëve dhe integrimi në BE”, shkruan Tabaku.

SHKARKO APP