Deputetja më e re në parlament në një rrëfim për politikën dhe sfidat e përditshme…

Kejdi Mehmetaj, deputetja më e re në moshë në historinë e Parlamentit Shqiptar, e cila njihet ndryshe edhe si një ndër kritiket më të mëdha të qeverisë, vjen në një rrëfim ndryshe për jetën sfidat dhe klimën politike. Për Mehmetaj (deputete e LSI), gratë nuk janë, nuk kanë sesi, të jenë thjesht një numër, diçka më shumë apo më pak se gjysma e popullsisë. Edhe pse nuk ka mbushur ende 24 vjeçe ajo tregon se ka vizion për të bërë diçka për Shqipërinë. Studimet për inxhinieri ndërtimi nuk e kanë larguar asnjëherë prej artit apo aktiviteteve rinore. E përfshirë në politikë që në moshën 15-vjeçare, ajo tregon se kjo e fundit nuk e ka bërë të ndjehet më pak aktive me miqtë, dëshirat apo ëndrrat e saj.

Si gjithçka në jetë dhe politika ka sfida e vështirësi, megjithëse ajo tregon se ende nuk ka pasur një moment kur të ketë menduar për të hequr dorë nga politika, ku sipas saj,  shumë gjëra nuk shkojnë ashtu siç duhet. Ajo tregon se kryetari i LSI-së apo përfaqësues të tjerë të partisë kanë qëndrime të ndryshme lidhur me shumë çështje, ndaj jo çdo gjë që thuhet prej saj është padiskutim zëri i kryetarit. Arsimi është një fushë të cilës ajo i mëshon fort në politike, dhe ajo çka mungon në arsimin shqiptar është mendimi kritik tek nxënësit, për të dhënë argumenta pro e kundër për diçka të drejtë apo e kundërta. Për 24 vjeçaren, politika shërben si instrument për të shërbyer në komunitet. E pyetur nëse do të pranonte postin si ministre pas zgjedhjeve të qershor, ajo përgjigjet se… Me poshtë gjendet intervista e plotë me deputeten e LSI-së,  Kejdi Mehmetaj.

Momenti i parë kur ke dashur të hyje në politikë?

Unë kam qënë shumë e vogël, kam qënë 15 vjeçe, pra në vit të dytë në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. Në atë kohë kam qënë shumë e aktivizuar në senatin e shkollën, në projekte apo debate të ndryshme që zhvillonim në shkollë. Kisha njohuri edhe për politikën. Kam përshtypjen se bëj pjesë tek ato familje shqiptare që e përjetojnë poltikën, mëgjithëse asnjëhere nuk i kam pasur prindërit të ingranuar.

Një nga shoqet e klasës më thotë që do të të takojë Erisa Xhixho, në atë kohë ka qënë kryetare e LRI-së. Erisa më kërkoi ta takoja për shkak se në shkollën ku studioja nuk kishte shumë struktura të LRI-së. E takova Erisën por në fakt marrëdhënie ime e LSI ka qënë pak më e hershme, ne grevën e 2008-ës. Ngaqë prindërit e ndiqnin politikën dhe babit i dukej kauzë shumë e drejtë ajo e Ilir Metës për ndryshimet kushtetuese. Kam shkuar disa herë në grevën urisë dhe disa herë edhe nëpër mitingje të mëdhaja e protesta të ndryshme. Nga janari 2009 deri tani shkëputja ime me LSI-në ka qënë 1 javë maksimumi..

Si tu propozua emri për të qenë kandidate për deputete ?

Në fakt në 2013-ën, për listën e Tiranës ne ndoqëm një procedurë që nuk ishte ndjekur më parë as brenda LSI-së, që për ata njerëz që kishin dëshirë për të qënë pjesë e listave apo vetë emrat e propozuara nga strukturat e LSI duhet ti zgjidhnim me një votim të brendshëm . Ne,  si LRI kishim të drejtë të propozonin 30% të listave nga kandidatët e rinj dhe 50% i grave që ne e kishim vendosur me statut në atë kohë. Kështu erdhi një propozim i përbashkët. Që të jem e sinqertë unë nuk e dija as çfarë vendi kisha në listë. Isha në dijeni për emrat e parë të listës por ishim shumë realistë në atë kohë nuk mendonim se do mernim 7 apo 9 deputetë në Tiranë.

Unë kam qënë në njësinë nr. 10 në atë ditë në një takim dhe më telefon një kushurinjtë e mi, por në atë moment nuk munda te flisja me të. Në darkë e pyes se për çfarë më kërkoi dhe ky që ma kthen: tani që do bëhesh deputete nuk na e hap telefonin. Këto lista në fakt kishin dalë në media por unë nuk e kisha vrarë mendjen se në çfarë renditje isha. Nga ai e kam marë vesh që isha e 7-ta në renditje dhe isha vetëm 19-vjeç. LRI është ajo që më propozoi në atë kohë.

A u shtua angazhimi yt pas renditjes së emrit tënd si kandidatja e shtatë?

Në fakt unë kam qënë shumë angazhuar tërë kohën dhe nuk e shihja diferencën. Unë kisha në ngarkim një nga strukturat e Tiranës në nivel partie pavarsisht se isha 19-vjeç. Kisha në ngarkim të gjitha aktivitete e rinisë. Unë isha nënkryetare e rinisë prej dy viteve në atë kohë dhe kisha shumë angazhime.

A e kujton përjetimin tënd gjatë fjalimit të parë në parlament ?

Kanë qënë dy momente. Ka qënë momenti kur kam bërë betimin, ka qënë një ditë shumë e trazuar. Jam betuar diku në datën 23 dhjetor, më duket seanca për buxhetin nga ato seancat shumë të gjata. Edhe sesioni i parlamentit sapo kishte filluar për mandatin 4-vjeçarë. Në fillim mu duk si gjë jo reale. Edhe pjesa e votimin të buxhetit më është dukur si joreale. Mbaj mend që duhet të mbaja fjalën timë në seance për buxhetin e arsimin, por në fakt nuk e mbajta dot.

Kujtoj që fjalën e parë e kam mbajtur jashtë rendit të ditës dhe ndërkohë që deputetet po largoheshin, në një moment pashë se kolegët e PS-së u ulëm dhe u habita dhe kur dal jashtë më thotë Gramoz Ruçi që na mbajti Arta (Arta Dade) . Ajo i thotë që ta dëgjojmë këtë vajzën se është shumë e mirë. Fjalën e parë e kam mbajt për arsimin dhe mendoj edhe të fundit për arsimin do e mbaje (qesh ndërkohë).

 

Të kemi parë shumë kritike ndaj reformës në arsim ose më mirë të themi ndaj sistemit arsimor në Shqipëri. Pse kaq shumë kritika, çfare nuk shkon tek arsimi?

Unë kam mbajtur shumë fjalime por nuk kam thënë bravo qeverisë për çështje që nuk më janë dukur të drejta, madje dhe kur kanë qënë deputetë të LSI-së. Gjithmonë kam pasur një pikëpyetje lidhur me temat që mbeten të paezauruara. Ne e kemi këtë të keqe që kur i hymë një çështje i lëmë hapësirë dhe nuk e kam kuptuar pse duhet ti lëmë këto hapësira Për shembull rasti për arsimin profesional ishte një ligj që me aq kohë sa u punua mund të ishte punuar shumë më mirë dhe shumë më i plotë, pse duhet të kalojmë gjëra që do të kthehen prap pas një muaji apo viti. Pra, un gjithmonë e kam thënë fjalën time.

Në perceptimin e opinionit publik ekziston mendësia që ti je “zëri” i kryetarit  të partisë tënde. Sa e vërtetë është kjo?

Kjo ështe edhe gjë e mirë edhe e keqe. E mirë sepse do të thotë që kryetari i partisë ka besim tek ty. Por, në fakt nuk është kështu, varet shumë nga çështja. Kuptohet se një pjesë e mirë e gjërave është e dakortësuar me kryetarin apo kryesinë por ka edhe shumë gjëra të tjera që janë ashtu siç unë i mendoj. Për shembull në rastin e ligjit të arsimit profesional, kryetari nuk e kishte idenë farë që un isha me atë çështje dhe po e diskutoja atë çështje dhe në darkë pasi un votoj kundër në komision, një nga mediat publikon shkrimin që: LSI kundra… Ne fakt nuk ishte ashtu. U interpretua sikur LSI-ja po votonte kundër por realisht ne rastin në fjalë ishte ashtu gjykimi im personal. Një shembull tjetër, ligi për arsimin e lartë.Unë kryetari i LSI-së apo përfaqësues të tjerë kemi pasur qëndrime të ndryshme lidhur me këtë çështje. Jo çdo gjë që thuhet është padiskutim zëri i kryetarit. Ne nuk e kemi në fakt këtë presionin e madh që duhet të rrimë patjetër në linjën e kryetarit.

Çfarë ju frymëzon zonjushë Kejdi?

Ka shumë gjëra që më frymëzojnë. Mua më frymëzon edhe një ditë e bukur me shumë diell, kur mund të bëj gjëra plot energji. Por ajo që më frymëzon më shumë është kur takoj njerëz që e kan politikën si një instrumement për të ndryshuar gjërat apo për të dhënë kontribut. Gjë që ndodh shumë rrallë. Pjesa më e madhe e shohin politikën larg ose si një përftim të drejtpërdrejtë. Ndërkohë që nuk duhet të jetë kështu. Angazhimi politik është që ti të japësh një kontribut të drejtpërdrejt për komunitetin. Unë vetë e mendoj kështu dhe jam e angazhuar dhe më pelqen që gjatë ditës të takoj njërëz që kanë ide apo besojnë në gjërat që bejnë. Fatmirësisht, kam punuar shumë me të rinjtë dhe pjesën e idealeve e kanë shumë më të theksuar se moshat e rritura. Kjo më frymëzon shumë, pra janë njerez që kanë ide të qartë dhe thonë: unë besoj dhe dua ta bëj këtë. Më frymëzon edhe ciltërsia e njerëzve. Edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë, komunikimi i çiltër më inspiron.

Sa fëmijë jeni?

Ne jemi një familje nga këto tipiket që kemi marrëdhenie shumë të mirë me njëri-tjetrin dhe kushurinjt tanë. Marrëdhënien me prindërit e kam shumë të afërt po ashtu edhe me vëllain. Në fakt, ata më kanë mbështetur shumë kur fillova të meresha me politikë. Vellain e kisha gjithmonë pas vetës sepse isha 15-vjeçe kur mora pjesë në arenën poltikën shqiptare duhet të jesh shume e kujdeshshme, sepsë të vë në gojën tënde fjalë që nuk i ke thënë apo veprime që nuk i ke bërë kurrë. Paragjykohesh shumë, por vëllain e kam pas gjithë kohës pas vetës, duke më mbështetur. Me babin jam shumë e lidhur. E kam shok para se ta kem prind ndërsa mami është ajo që bën gjithçka, pra pa mamin nuk ka kuptim shtëpia. Edhe në të ardhmen dua që familja të jetë parësore sepse mendoj se një njeri që është i qetë në familjen e tij, çdo gjë që bën jashtë saj e reflekton ketë lloj pozitiviteti. Unë jam rritur me shumë pozitivitet në shtëpi, nga një familje e thjeshtë.

Mendimi yt për politikën..

Mendoj se politika duhet të vlerësohet për atë që ti jep, për atë që ti thua dhe punën që bën, jo për atë që ti shfaq.

A ka pasur ndonjë moment shumë të veshtirë për ty kur ke menduar të heqësh dorë nga poltika?

Nuk e kam thënë akoma. Nuk e kam thënë për dy arsye. E para sepse kam pasur mbështetje nga LSI-ja. Ka raste që mërzitesh me mënyrën sesi gjërat po shkojnë. Ka shumë raste. Për shembull edhe kjo situata e kohëve të fundit, ku nuk je e qetë sepse çdo ditë nuk e di çfarë do të ndodhë, deklarata të pakuptimta, dikush që të kthen në 97-ën, dikush që thotë krizë, dikush që thotë krizë, dikush që thotë nuk pyes për asnjëri dhe ti kupton në fund të ditës se je në lojën e njerëzve që nuk e duan punën për atë që mund ti japin punës por për atë që puna mund ti japë atyre. Dhe mua kjo nuk më pëlqen. Unë skam bërë akoma 24-vjeç dhe nëse jam ende në këtë punë, nuk jam as për 4 vjeçarin e ardhshëm, as që LSI të marë ca mandate më shumë por jam me vizionin për të bërë diçka për Shqipërinë.

 Çfarë do të donit të ndryshonit ju personalisht në Shqipëri nëse do të kishit mundësi?

Unë i mëshoj shumë çështjes së arsimit. Në të vertetë flas shumë për arsimin dhe duket sikur e bëj vetëm politikisht këtë gjë por un besoj se nëse ne përmirësojmë sistemin arsimor në Shqipëri fillojmë dhe ndryshojmë komplet mënyrën e botëkuptimit, mentalitetit,  të të shprehurit, të profesionit etj. Nxënësit në Shqipëri nuk mësohen që të kenë një mendim kritik, të marin një studim një çështje e ta argumentojnë. Ne nuk i mësojmë nxënësit të kenë mendimin e tyre, të luftojnë mendimin e tyre edhe kur nuk është i drejtë. Ndaj, nxënësit sot kanë nevojë të mësohen me argumentin nëse është e drejtë apo e gabuar. E dyta për mua është administrata shtetërore. Sa më e pavarur dhe sa më funksionale të jetë administrata shtetërore aq më pak probleme do të kemi në në jetën e përditshme.

A do ta pranoje pozicionin e ministres nëse do të të jepej mundësia pas zgjedhjeve të ardhshme të 18 qershorit?

Unë jam vetëm 24-vjeçe, të mos ta teprojmë tani (buzëqesh ndërkohë). Është tjetër gjë pozicioni i deputetit dhe tjetër pozicioni i ministrit. Deputeti përfaqëson një pjesë të njerëzve, për të ngritur kauza ndërsa pozicioni i ministrit është më manaxherial. Pra duhet të jesh manaxher i mirë, duhet të kesh eksperiencën tënde. Unë dua të jem realiste sepse edhe të qënurit deputete për mua ishte shumë për moshën që kam. Kështu që hapat duhen marrë me ngadalë. Unë nuk kam ambicie të tepruar por nëse i bëj gjërat mirë, jam shumë mirë kështu.

Çfarë të pëlqen të bësh gjatë kohës së lirë ?

Mua më pëlqen të lexoj sepse futem në një botë tjetër. Leximin e kam pasion të kultivuar nga familja. ATSH

SHKARKO APP