Deputetja Mehmetaj në Shkodër: Ky është gjyq politik

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, e cila ndodhet në protestën e qytetarëve në Shkodër për lirimin e kukësianëve e cilësoi vendimin e sotëm të gjykatës si gjysmak.

Në një prononcim për mediat, Mehmetaj tha se protestat do të vijojnë pa kthim pas. “Të gjithë e pamë se drejtësia ka marrë fund. Sot pamë se gjyqi politik vazhdon. Ne do të vijojmë protestat pa kthim pas, pasi me ketë qeveri dhe drejtësi politike”,- tha deputetja e LSI-së, Kejdi Mhemetaj.

Përfaqësuesja e LSI tha se të gjithë personat e burgosur duhet të ishin lënë të lirë.

SHKARKO APP