Dervishaj: Nëse votohet rezoluta e PS nesër, kemi të bëjmë me përplasje institucionale

Betimi i Arta Vorpsit para një notereje si anëtare e Gjykatës Kushtetuese është një nul juridik, ndërsa aktet noteriale janë të papranueshme. Kështu u shpreh në një intervistë Syri TV këshilltari juridik i presidentit të Republikës, Bledar Dervishaj. Sipas tij, neni 129 i Kushtetutës dhe neni 8 i ligjit për Gjykatën e qartëson saktë se, betimi bëhet vetëm para Presidentit të Republikës.

Si nisi përplasja mes Parlamentit dhe presidentit për çështjen e Arta Vorpsit?

“Presidenti emëron 3 gjykatës të Gjykatës Kushtetuese, 3 të tjera nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Për shkak të mbarimit të mandatit të zotit Berberi e ka shpallir vakancën që në shkurt, po atë ditë u shpall vakanca edhe për një gjykatës tjetër dhe më pas iu përcollën Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Anëtari i parë emërohet nga presidenti, i dyti nga Kuvendi dhe i treti nga Gjykata e Lartë. Kjo rradhë ndiqet për të gjitha emërimet. Që do të thotë se, presidenti nuk mund të emërojë 2 gjyqtarë pas njëri-tjetrit, por të plotësojë vakancat”, u shpreh Dervishaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pse u emërua Besnik Muçi pa kaluar Vettingun?

“Kandiatët për Gjykatën Kushtetuese duhet të kenë kaluar Vettingun. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kja miratuar edhe disa akte nënligjore, dhe falë kësaj pikëzoi dhe lejoi emërimin e zotit Muçi dhe ia paraqiti si kandidaturë presidentit. Presidenti i ka bërë me dije në relacionin e tij”, tha këshilltari i kreut të shtetit.

Çfarë do të ndodhë ditën e nesërme?

“Përse Kuvendi anatemon kompetencat e presidentit të Republikës. Nëse ajo rezolutë votohet nesër, atëherë kemi të bëjmë me përplasje institucionale. Më vjen keq që Kuvendi vijon të kundërshtojë pa të drejtë vendimet që merr presidenti i Republikës. Është komplet qëndrim politik”, tha ndër të tjera Dervishaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?