Dëshmia e oficerit, Basha: Rrezikojmë përplasje shoqërore

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë dhe mos të mbyllë sytë para denoncimit të oficerit të policisë Emiljano Nuhu.

Ky i fundit denoncoi publikisht se është kërcënuar me armë për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja, i akuzuar për përdhunimin e Xhensila Malokut. Në një deklaratë nga selia e PD-së Basha tha se të huajt nuk duhet të bëhen palë me qeverinë, pasi kjo heshtje rrezikon të çojë në përplasje shoqërore.

“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos mbyllin sytë sërish por të shohin nivelin alarmant të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, për të mos u bërë me heshtjen e tyre mundësuesit e kriminalizimit të shtetit. Heshtja dhe iluzionet e rreme mundësuan drogën dhe krimin në politikë, por sot kjo heshtje rrezikon të çojë në përplasje shoqërore: kur shtetin e kap krimi, qytetarëve ju mbetet vetëm dhuna për të mbrojtur jetën dhe fëmijët e tyre.”, tha Basha.

SHKARKO APP