Dëshmoi në SPAK për aferën e inceneratorëve, Tabaku: Të përfshirë edhe 5 ministra

Pas dëshmisë që dha sot në SPAK për aferën e inceneratorëve, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se janë të përfshirë edhe 5 ministra me mandat deputeti. Për të kjo është prova më e madhe e SPAK-ut për të thyer mitin e pandëshkueshmërisë.

“Nuk dua të merrem me emra individësh, ka qenë dosje që e kam lexuar të plotë. Për mua janë zyrtarë që kanë kryer korrupsion dhe duhet të jenë para drejtësisë, por janë pak. Aq është pak, nëse i shkohet deri në fund në nivelin politik janë edhe 5 të tjerë të përfshirë në nivel ministrash, me mandat deputeti politik dhe po ashtu në nivel teknik. Nëse i shkohet në fund hedhim një bazë shumë për të luftuar pandëshkueshmërinë që kanë patur institucionet tona. Për të thyer mitin e pandëshkueshmërisë. Për mua kjo është prova më e madhe e SPAK-ut. SPAK ka kryer disa hetime por nuk ka shkuar atje ku duhet”.

Po ashtu Tabaku, thotë se SPAK-u duhet të kishte vepruar më shpejt pasi ka të gjithë informacionin me faktet dhe provat. Ajo theksoi se PD e ka inkurajuar organin e akuzës, ndërsa sipas saj qeveria e ka sulmuar. Deputetja pohoi edhe se inceneratori i Fierit ka marrë pagesa pa e kryer punën, ndërsa nga inicenaratori i Elbasanit, thotë se duhet të kishte prodhim energjie.

SHKARKO APP