FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Dështimi i negociatave”, Basha mbledhje urgjente me aleatët

3 orë pas takimit me Kryeministrin Rama në Presidencë dhe një orë më pas në takimin me Presidentin, pas daljes nga Presidenca së bashku me kreun e grupit parlamentar, Edi Paloka, kreu i demokratëve ka njoftuar për mbledhje urgjente me aleatët e tij.

Burime konfirmojnë se Basha ka kërkuar mbledhje urgjente me aleatët e PD-së, ku do të ndajë me ta takimin me kreun e qeverisë, për çfarë u diskututa dhe se si do të vijojë më tej PD-ja.

Rikujtojmë se nga takimi për dialog, deri më tani flitet për një dështim të negociatave pasi kreu i PD-së, Basha ka refuzuar në mënyrë kategorike, ofertën e Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se Rama i ka ofruar Bashës disa ministri në këmbim të zgjedhjeve, por Basha është shprehur se do pranonte me pak ministry por pa Ramën kryeministër

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?