Dështimi me reformën në Shqipëri. Diplomati i BE në Shkup: Vettingu është i panevojshëm
Procesi i reformës në drejtësi në Shqipëri duket se është një leksion i hidhur për Bashkimin Europian. Kur nisi reforma 3 vjet më parë, shumica e zyrtarëve të BE thanë se ajo që po ndodhë në Shqipëri do jetë model edhe për vendet e tjera.
Por duket se modeli i Shqipërisë, deri tani, nuk është pozitiv. Këtë e shpjegon fakti që zyrtarë të BE nuk e sugjerojnë si prioritet procesin e vettingut në vendet të tjera të rajonit. Ambasadori i BE-së në Shkup, Samual Zbogar, duke folur për problemet e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut deklaroi se Vettingu është opsioni i fundit. “Qëndrimi jonë është i qartë, ne mbështesim që gjykata t’i shfrytëzoj elementet për përmirësimin e gjykatës nga brenda. Ne do të vazhdojmë me mbështetjen tonë si në të kaluarën ashtu dhe në të ardhmen, nga viti i ardhshëm planifikojmë projekt për monitorimin e rasteve me korrupsion të lartë dhe besojmë se kjo do të përmirësoj funksionimin e gjykatës. Vetingu gjithmonë është opsioni i fundit. Për vetingun ka një parakusht, është konsensusi i të gjitha palëve politike, ajo është zgjidhja e fundit dhe për momentin nuk shoh se ka nevojë për një gjë të tillë. Gjithsesi se qëndrimi jonë është se vendimi bie mbi vetë shteti”,- tha Zbogar.
Këto komente Zhbogar i bëri pas takimit që realizoi dje me kreun e Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, Sali Murati. Ky i fundit ka njohur ambasadorin Zhbogar me punën e këtij institucioni si dhe projekt ligjin për Gjykatën Kushtetuese.
KOHA JONË SONDAZH

