Dështimi për negociatat, Bello: Sa më shumë i afrohemi BE-së, aq më i largët bëhet objektivi. Mbetëm të vonuarit e historisë
Për ish-ministrin e Integrimit, Marko Bello dështimi për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian i përket të gjithë klasës politike shqiptare, e cila sillet me çështjen në fjalë po njësoj prej vitesh, sa më shumë i afrohemi Unionit, aq më i largët bëhet objektivi i anëtarësimit.
Sipas Bellos tre janë arsyet që çuan në dështimin e radhës të klasës politike: mungesa e dialogut politik, inkriminimi i politikes dhe konjuktura e favorshme.
Komenti i Marko Bellos ne rrjetet sociale
Ministrat e Jashtem te vendeve anetare te Bashkimit Europian pranuan rekomandimin e Komisionit per celjen e negociatave me Shqiperine, por nuk caktuan nje date, duke mbeshtetur keshtu kerkesen per plotesimin e disa kushteve shtese.
Ka kohe qe me Shqiperine po ndodh e njejta histori si me Sizifin, te cilit i shpetonte guri nga duart sapo arrinte ta ngjiste ne maje te malit. Edhe ne, sa me shume i afrohemi Unionit, aq me i larget behet objektivi i anetaresimit.
Se pari, mungesa e dialogut politik, obstruksionizmi i opozites dhe arroganca e qeverise. E kjo ndodh me te dyja partite kryesore politike;
Se dyti, inkriminimi i politikes, vonesat dhe pengesat ne reformen e sistemit te drejtesise, kanabizimi i vendit dhe rezultatet e dobta ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit;
Se treti, konjuktura e pavorshme dhe vecanerisht lodhja nga zgjerimi ne disa nga vendet kryesore te BE, si Gjermania, Franca, Holanda, cilat shkojne ne zgjedhje parlamentare apo presidenciale vitin e ardhshem.
Kishte te drejte Faik Konica kur i etiketonte shqiptaret si “te vonuarit e historise”. Duke i trajtuar problemet pa seriozitetin e duhur, duke humbur kohe pa fund me grindje dhe debate pa bereqet, ne po i humbim trenat e historise njeri pas tjetrit.
KOHA JONË SONDAZH

