Dështoi me negociatat, opozita maqedonase kërkon dorëheqjen e Zaevit

Refuzimi i negociatave për Maqedoninë e Veriut ka ndezur skenën politike në Shkup. Partitë e opozitës kërkojnë largimin nga pushteti të kryeministrit Zoran Zaev.
“Kryeministri Zoran Zaev ka gënjyer se do të dorëhiqet nëse nuk ka negociata me BE-në dhe tashmë nuk ka arsye që ai të mbetet Kryeministër”, thonë nga partia kryesore në opozitë, VMRO-DPMNE-ja.
“Mashtruesi Zaev premtoi dhe gënjeu se do të dorëhiqet nëse nuk marrim datë për negociata. Premtimet e karrierës së tij janë “jetë për të gjithë” dhe anëtarësimi në BE. Në të dy çështjet nuk pati sukses dhe zhgënjeu. Tani duhet të ketë pak moral dhe të dorëhiqet”,- thuhet në qëndrimin e kësaj partie.
Edhe Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, ministri i Jashtëm, Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.
“Qeveria Zaev-Ahmeti dështoi për të gjashtën herë në negociatat me BE-në dhe ata tani dështuan në njërin nga kriterët më të rëndësishëm siç është fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi rajonal. Dështuan për shkak të qasjes mashtruese të politikave të Zaevit dhe për këtë u përballen me veton bullgare”,- tha Sela.
Dështimi i Maqedonisë së Veriut nuk erdhi për shkak të mos realizimit të reformave si në Shqipëri, por për vendosjen e vetos nga Bullgarua për çështjen e gjuhës.
KOHA JONË SONDAZH

