Dështon mbledhja e Komisionit të reformës zgjedhore, reagon Bardhi: Maxhoranca nuk lejon opozitën të marrë pjesë

Pas bllokimit të mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore ka reaguar, Gazment Bardhi. Ai tha: “Në fakt, qëllimi i sotëm ishte t’u hidhnin hi sy qytetarëve se dëshirojnë Reformë Zgjedhore. Po të donin, do e kishin mbyllur brenda këtyre dy viteve. Sot, opozita nuk ka bllokuar Komisionin. Është mozhoranca që ka bllokuar opozitën, pasi ka qëllim të bllokojë Komisionin e Reformës Zgjedhore. Rama nuk do të bëjë zgjedhje të ndershme, prandaj nuk e lejon opozitën. Opozita do të marrë pjesë në Komision, por nuk po lejohet. Reforma Zgjedhore po mbahet peng nga Edi Rama.

I kemi mbështetur për dy vite për ta çuar para Reformën. Ata e bllokuan punën e Komisionit për dy vite. Nëse ne nuk do të ngrinim zërin, sot Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk do të ishte fare temë. Do të ishte e varrosur, siç e kishin varrosur në harresë gjatë këtyre dy viteve”, tha Gazment Bardhi përpara mediave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?