Dështon mbledhja në Vlorë. Dritan Leli mbyll teatrin “Petro Marko”

Ka dështuar mbledhja e thirrur nga Këshilli Bashkiak i Vlorës me Kryetarin e bashkisë Dritan Leli.

Anëtarët e Këshillit Bashkuak kanë kërkuar dhe njoftuar mbledhjen në teatrin “Petro Marko”, ndërsa nga ana tjetër kryetari Leli e ka anuluar atë duke u shprehur se kështu shkelen masat anti-COVID, ndaj mbledhja duhet zhvilluar online.

Një mbledhje e thirrur nga këshilltarët për të diskutuar mbi problematikat e turizmit në Bashkinë Vlorë ka futur në sherr Këshillin Bashkiak dhe kreun e Bashkisë, Dritan Leli.

Kreu i bashkisë së qytetit bregdetar, Dritan Leli ka njoftuar se Bashkia nuk do të vërë në dispozicion teatrin për mbledhjen.

Kreu i Këshilltarëve, Anduel Tahiraj në një komunikim për gazetarët tha se pretendimi i kryebashkiakut Leli, se mbledhja është kundër rregullave anti-Covid nuk qëndron, pasi sot hyn në fuqi vendimi i Komitetit të Ekspertëve, ku lejohet grumbullimi deri në 50 persona.

“Ne i kemi kërkuar në mënyrë të vazhdueshme duke i dhënë mundësinë që të reflektojnë në të mirë të qyteti gjë që nuk ka ndodhur ndaj edhe sot jemi në këtë ballafaqim. Ne si organ i zgjedhur i përfaqësueve të Vlorës kemi përgjegjësinë morale dhe institucionale të mbështesim qytetarët e Vlorës në lidhje me shqetësimet e tyre. Kryetari i bashkisë së Vlorës ka humbur mbështetjen e PS-së edhe besimin e qytetarëve të Vlorës. Kjo na ka bërë që ne të marrim në dorë fatet e qytetit.

Po dhunon lirinë e fjalisë dhe mundësitë që të jep demokracia. Ky është një ballafaqim publik. Rëndësia e mbledhjes ishte e papërshtatshme që të zhvillohej online. Mënyra sesi do të zhvillohet mbledhja e përcakton këshilli bashkiak dhe jo kryetari”,– tha Tahiraj.

SHKARKO APP