DeutschlandRadio: “Komunistët e rinj pas 25 vitesh”, Aktivistët: “Ende na spiunojnë”
“25 vjet pas përfundimit të regjimit të Hoxhës në Shqipëri kemi një të majtë të re”. Një titull që të tërheq për të lexuar, në një kohë kur sulmet terroriste, ISIS, e grupe terroriste kanë pushuar faqet e gazetave e që Shqipërinë tonë të vogël, e bëjnë pjesë të këtyre grupeve, ky reportazh të ngjall kureshtje për të parë se cfarë është shkruar.
Këtë herë rrëfimi nuk vjen i prezantuar nga rrugicat e mediave tona por nga DeutschlandRadio. Gazetarja ka udhëtuar në Shqipëri ku është pritur nga një grup studentësh kryesisht të rinjtë që janë militantët e së majtës, të asaj së majte që njihet si Organizata Politike.
Radio publike gjermane, DeutschlandRadioKultur ka përgatitur një reportazh për të majtën e re ekstreme në Shqipëri. Edhe pse ka rënë periudha e kohës së diktaturës, reportazhi vë theksin tek “Qendra Sociale”, e cila ka ngjallur interes për lexuesin global.
Deni është personazhi i cili rrëfen për këtë organizatë. Ajo është 30 vjeç, aktive në këtë grup e që punon për një organizatë suedeze të të drejtave të njeriut.
Ajo flet për organizatën e tyre që është e ashtuquajtur “e majta e re”. Për vite të tëra ajo lufton ndër të tjera kundër privatizimit të universiteteve.
![]()
Ajo pohon se:”Ne kemi filluar për të informuar studentët në lidhje me ligjin e ri dhe në të njëjtën kohë kemi mbajtur takime publike. Ne jemi atje që të flasim për universitetin që ne do të dëshironim, ne duam të shohim dhe jo vetëm për atë që ligji bën e të gjitha. Por duhet të pyesim veten, çfarë alternative mund të ndërtojmë së bashku?”
Shumë të rinj u bashkuan “Qendrës Sociale”, e ku Deni tregon se: “Është qesharake, në fillim njerëzit kanë bërë thashetheme për qëndrën tonë, çfarë do ndodh thonin ata?. Disa menduan se ishte një bordello, të tjerët mendonin ne ishim një komunitet fetar. Por më pas ata panë fytyrat tona në televizion, për protestat kundër arsimit të lartë, për atë refomrë. Tani njerzit janë mjaft miqësor, fqinjët tanë janë me të vërtetë miqësore. Ata nuk ankohen as edhe për zhurmën”.
Por jo e gjitha është kaq miqësore shprehet ajo, ku shton se: “Vetëm kohët e fundit ne kemi qenë aktiv në shumë protesta, ne jemi një nga grupet që janë në çdo protestë, qoftë si organizatorë, ose si pjesëmarrës”.
Ajo zbulon edhe se rojet private të sigurisë janë gjithmonë pranë tyre dhe spiunojnë mbi ta dhe për qendrën sociale. “Por ne nuk jemi të frikësuar, sepse ne nuk kemi asgjë për të fshehur”,- shprehet 30 vjecarja.
![]()
Rrëfimi i tyre zbulon se organizata nisi pesë vjet më parë. Ata thonë se lëvizja e tyre nisi pikërisht më 21 janar 2011, pas vrasjes së tre protestuesve opozitarë në qendër të Tiranës.
“Ishte një moment kur ndjen se nuk je askushi. Dikush vritet në rrugë dhe askush nuk kërkon drejtësi. Sepse askush nuk të përfaqëson, askush nuk interesohet për ty”.
Mes aktivistëve është edhe Bora, 24 vjeç. Ajo thotë se ata mblidhen deri 24 orë në ditë për një politikë më ndryshe. Ata organizojnë netë filmi, ngrihen për të drejtat e punëtorëve, diskutojnë teoritë e majtë.
Por regjimi i Hoxhës, i bazuar tek Stalini, me të kaluar të errët të vendit, të rinjtë nuk duan të kenë të bëjnë me asgjë që ajo kohë kishte.
“Stalinizmi është për qëllim centralizimi, represioni, shkelje e të drejtave të njeriut. Ajo që kemi pasur në atë kohë në Shqipëri, ishte një diktaturë”.
Popullsia e Shqipërisë sot vuan nga pasojat e privatizimit dhe korrupsionit.
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

