Dhanë sinjalin SOS, kapet skafi me 18 klandestinë kurdë në Divjakë (Video)

Kapet skafi me 18 klandestinë kurdë në derdhje të Shkumbinit. Nga moti i keq skafi u detyrua të kërkojë ndihmë me sinjali SOS. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas burimeve, me të marrë thirrjen për ndihmë, drejt pikës ku ndodhej skafi me 18 klandestinë kurdë dhe skafisti që mësohet se është me origjinë nga Vlora, u nisën skafet e QNOD, Qendra e Operacioneve Detare. Mësohet se skafi është sjellë në portin detar të Durrësit në orën 05:00 të mëngjesit. Policia po punon për zbardhjen e skemës së këtij trafiku klandestinësh.

SHKARKO APP