Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:34 Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, probleme me energjinë dhe bllokime në akset rrugore Reshjet e shiut dhe erërat e forta gjatë natës kanë shkaktuar problematika në disa bashki të Qarkut Shkodër. Situata më problematike paraqitet në Fushë-Arrëz,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Dhjetori filloi me zjarr, kurse prilli do jetë VULLKAN!

Dhjetori filloi me zjarr, kurse prilli do jetë VULLKAN!

Editorial
E enjte, 10 Dhjetor 2020 07:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

–Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha ishte akti më flagrant kriminal dhe momenti që tregoi se regjimi i Rilindjes nuk tolerohet më. Ky regjim të nxjerrë me forcë nga shtëpia jote natën si te “Astiri”, të rreh dhe dhunon artistët si të Teatri Kombëtar, qëllon gra dhe vajza që protestojnë me opozitën e tashmë të fut edhe plumbin se thyen orën policore. Në polici është futur fryma ushtarake e dhunshme, frymë që buron nga kryeministri.

Tirana dhe gjithë qytetet kryesore të vendit janë përfshirë mbrëmë nga revolta, zemërimi dhe thirrjet për drejtësi. Ekzekutimi nga policia i 25-vjeçarit Klodian Rasha dhe më pas tentativa e institucioneve për të manipuluar provat e ngjarjes, kanë mbushur kupën e reagimit qytetar. Në kryeqytet për më shumë se 5 orë, mijëra qytetarë u përplasën me policinë dhe kërkuan ndëshkimin e autorit të vrasjes dhe përgjegjësi politike nga qeveria me dorëheqjen e ministrit të Brendshëm. Në Durrës, Fier, Elbasan, Gjirokastër dhe Korçë, tubime spontane qytetarësh u zhvilluan para komisariateve të policisë dhe institucioneve shtetërore. Në Shkodër, shkëndija e protesta nisi që të martën në mbrëmje, ku qindra të rinj dolën në rrugët e qytetit për të dënuar sjelljen e qeverisë që është kthyer në një regjim policor. Protestat kishin të gjitha një motiv; drejtësi, dorëheqje të drejtuesve të policisë dhe largim të qeverisë që vret qytetarët e saj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Protesta arriti kulmin në Tiranë, ku zemërimi ndaj sjelljes së qeverisë u përplas mbi institucionet që përfaqësojnë sot shtetin, Ministrinë e Brendshme dhe Kryeministrinë. Protesta e mbrëmshme para ministrisë dhe kryeministrisë nuk ishte politike dhe as e thirrur nga partitë. Si rrallë herë në Shqipëri, tubimi ka nisur në mënyrë spontane dhe u organizua nga të rinjtë me anë të rrjeteve sociale. Prej orës 16 deri në 21:0  të rinjtë, opozitar apo pa parti, edhe të majtë, bënë që regjimi të drithërohej. Në fillim ministria e Brendshme, më pas kryeministria e sërish ministria e Sandër Lleshajt dhe Drejtoria e Policisë së Tiranës ishin objekt i përplasjes së valës së mllefit ndaj kryeministrit dhe ministrit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Qytetarët nuk kishin qëllim të dhunonin policinë dhe efektivët që zbatojnë detyrat sipas ligjit. Edhe pse pati përplasje të ashpra dhe rrugët e qendrës së Tiranës u kthyen në një lloj “lufte” guerile mes qytetarëve dhe policisë, revolta nuk ishte ndaj uniformave të shtetit, por kundër pushtetit të Rilindjes. Polici që kreu vrasjen është nën hetimi dhe drejtësia është në provë për cilësinë e vendimeve që jep. Vrasja e të riut, Klodian Rasha, përveç regjimit policor tregoi për mënyrën kriminale sesi institucionet tentuan të manipulojnë ngjarjen, duke fshehur provat apo dhe duke akuzuar viktimën!

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha ishte akti më flagrant kriminal dhe momenti që tregoi se regjimi i Rilindjes nuk tolerohet më. Ky regjim të nxjerrë me forcë nga shtëpia jote natën si te “Astiri”, të rreh dhe dhunon artistët si të Teatri Kombëtar, qëllon gra dhe vajza që protestojnë me opozitën dhe tashmë të fut plumbin se thyen orën policore.

Të rinjtë dolën dje për të shprehur zemërimin jo vetëm ndaj policit që vrau, por drejtuan zjarrin e tyre rinor kah qeveria e cila mbetet inspiruese e një arrogance dhe dhune të pashembullt policore ndaj qytetarëve. Djegia e bredhit te Kryeministria apo xhami i thyer të Ministria janë akt shpërthimi dhe dëshire e tyre për të “djegur” qeverinë, e cila po vjedh e poshtëron, edhe po vret, shqiptarët. Tentative e të rinjve për të hyrë në ministrinë e Brendshme nuk ishte dëshirë për të parë xhamat apo korridoret e ministrisë, por mesazh se ministri duhet të largohet me dorëheqje.

Këtë të mërkurë në darkë rinia dha mesazhin se zjarri po ndizet, dhe se 25 prilli do jetë një vullkan popullor për ti larguar Rilindjen dhe bandën që drejton Shqipërinë. Vetëm me një rrjet social, pa patur partitë e opozitës, rinia dogji mburojën dhe fasadën e qeverisë, duke dhënë mesazhin se ky është vetëm fillimi i fundit të oligarkisë dhe kryeministrit.

Fryma që ka iniciuar qeveria në polici është frymë ushtarake e dhunshme.

Mili Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, probleme me energjinë dhe bllokime në akset rrugore
Para 2 minutash

Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, probleme me energjinë dhe bllokime në akset rrugore

SHBA paralajmëron ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike
Para 5 minutash

SHBA paralajmëron ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike

Shkëlqim Hajdari: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë Alush Dragoshi
Para 8 minutash

Shkëlqim Hajdari: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë Alush Dragoshi

Sulmi me dron ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme
Para 17 minutash

Sulmi me dron ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.