Dhjetori i festave edhe në Kukës, Rama ndan pamjet magjike të qytetit

Kukësi është gati për të pritur festat e fundvitit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga sheshi dhe rrugët e qytetit të Kukësit, të ndriçuara tërësisht nga dekorimet e festave. Dhjetori është muaji i festave dhe si të gjitha qytetet, edhe Kukësi është përfshirë nga atmosfera e gëzueshme e këtyre ditëve. Përveç pemës së madhe të vendosur në qendër të qytetit, vezullimi i dritave shumëngjyrëshe dhe zbukurimet e ndryshme kanë krijuar tashmë atmosferë festive në këtë qytet. Dekori i këtij viti është shtrirë gjithashtu përtej qendrës, me dritat festive të vendosura në të gjitha hapësirat publike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?