Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 12:13 Elisa Spiropali: Popujt e kanë fuqinë të ndryshojnë edhe ata që pretendojnë se janë të përjetshëm Nga Elisa Spiropali, deputete e PS Serbët shprehën masivisht me votë vullnetin e tyre për ndryshim, duke mbyllur kështu, ndoshta përgjithmonë, epokën e dominimit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
Lajmet e fundit
Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dhoma e Përfaqësuesve autorizon hapjen e procesit për të përcaktuar nëse ka baza për akuza ndaj Presidentit Biden

Aktualitet E enjte, 14 Dhjetor 2023 08:56
Dhoma e Përfaqësuesve autorizon hapjen e procesit për të përcaktuar nëse ka baza për akuza ndaj Presidentit Biden
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Zëri i Amerikës-

Dhoma e Përfaqësuesve votoi mbrëmjen e së mërkurës për të autorizuar hapjen e procesit që do të përcaktojë nëse ka baza për të ngrtitur akuza për shkarkimin e Presidentit Joe Biden.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Para 12 minutash
Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen ...

Para 24 minutash
Iu gjetën 47 pako me lëndë piroteknike të kontrabanduara në banesë, arrestohet 32-vjeçari

Iu gjetën 47 pako me lëndë piroteknike të kontrabanduara në banesë, arrestohet 32-vjeçari

Para 34 minutash

Në një deklaratë të rrallë, Presdenti Biden vuri në pikëpyetje përparësitë e republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve në hapjen e procesit për të përcaktuar nëse ka baza për ngritje akuzash ndaj presidentit dhe familjes së tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Në vend që të bëjnë gjithçka për të ndihmuar në përmirësimin e jetës së amerikanëve, ata janë të përqendruar të më sulmojnë me gënjeshtra”, tha presidenti pas votimit. “Në vend që të bëjnë detyrën e tyre për punën urgjente që duhet bërë, ata po zgjedhin të humbin kohë në këtë manovër politike pabaza që madje republikanët në Kongres e pranojë se nuk mbështetet nga faktet”.

Të gjithë republikanët votuan në mbështetje të procesit me ngarkesa politike, pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme nga disa ligjvënës se hetimi ende nuk ka nxjerrë prova për veprime të paligjshme nga ana e presidentit.

Hetimi i tyre ka ngritur shqetësime etike, por nuk ka ofruar asnjë provë për përfshirjen e zotit Biden në korrupsion ose marrje ryshfeti në rolin e tij aktual ose kur shërbente në postin e nënpresidentit.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Mike Johnson dhe ekipi i tij udhëheqës janë përballur me trysni në rritje për të treguar përparim në një hetim gati njëvjeçar të përqendruar tek marrëdhëniet e biznesit të anëtarëve të familjes Biden.

Votimi përgjatë linjave partiake 221-212 tregon mbështetjen e të gjithë republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve për hapjen e procesit që mund të çojë në shkarkimin e presidentit nëse gjendet fajtor në një gjyq të Senatit.

“Ne nuk e marrim lehtë këtë përgjegjësi dhe nuk do ta paragjykojmë rezultatin e hetimit”, thanë në një deklaratë të përbashkët pas votimit Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson dhe ekipi i tij drejtues. “Por është e pamundur që provat të injorohen.”

Votimi për autorizimin e hapjes së procesit nënkupton që hetimi do të vazhdojë gjatë vitit zgjedhor 2024, ndërsa Presidenti Biden ka gjasa të përballet me ish Presidentin Donald Trump, ndaj të cilit u ngritën dy herë hetime gjatë kohës që shërbente në Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Trump u ka kërkuar aleatëve të tij në Kongres që të veprojnë me shpejtësi për të hapur procesin për hetimin e Presidentit Biden, si pjesë e thirrjeve të tij më të gjera për hakmarrje dhe shpagim ndaj armiqve të tij politikë.

Vendimi për votimin erdhi ndërsa Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, dhe ekipi i tij drejtues u përballen me një trysni në rritje për të demonstruar përparim në një hetim gati njëvjeçar të përqendruar tek marrëdhëniet e biznesit të anëtarëve të familjes Biden.

Në një deklaratë të fundit, Shtëpia e Bardhë e quajti të gjithë procesin një “ekspeditë hetimi të pabazë” që republikanët po e çojnë përpara “pavarësisht nga fakti që anëtarët e partisë së tyre kanë pranuar se nuk ka prova për të mbështetur hapjen e hetimeve ndaj Presidentit Biden”.

Të gjithë demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve votuan kundër hapjes së procedurave.

“E gjithë kjo është një taktikë politike ekstreme. Nuk ka kredibilitet, legjitimitet dhe integritet. Është një shfaqje e dorës së dytë”, tha gjatë debatit ligjvënësi Jim McGovern, demokrat nga shteti Masaçusets.

Disa republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve, kryesisht ata nga distrikte të ndara mes dy forcave politike, patën hezituar të shprehen pro votimit për procesin kundër zotit Biden, nga frika e një kostoje të konsiderueshme politike.

Por javët e fundit, udhëheqësit republikanë kanë deklaruar se votimi është vetëm një hap i procesit, jo një vendim për ta shpallur fajtor presidentin Biden. Ky mesazh duket se i bindur skeptikët.

“Siç e kemi thënë shumë herë më parë, votimi në favor të një procedure hetimi nuk është i barabartë me hetimin për shkarkim”, tha në një konferencë shtypi të martën ligjvënësi Tom Emmer, një nga pjesëtarët e ekipit drejtues republikan./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elisa Spiropali: Popujt e kanë fuqinë të ndryshojnë edhe ata që pretendojnë se janë të përjetshëm
Tani

Elisa Spiropali: Popujt e kanë fuqinë të ndryshojnë edhe ata që pretendojnë se janë të përjetshëm

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami
Para 10 minutash

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!
Para 12 minutash

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë
Para 24 minutash

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 5 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 18 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 16 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 14 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.