Dhoma e Tregtisë, Nikolin Jaka: Paketa fiskale e pamjaftueshme, fokusohet te gjobat

Është zhvilluar këtë të mërkurë tryeza e Dhomës së Tregtisë për paketën fiskale 2023.

Gjatë fjalës së tij, Nikolin Jaka tha se paketa e re fiskale është e pamjaftueshme dhe se është e fokusuar në penalitete e gjoba.

Kriza e çmimeve e ka vënë sipërmarrjen përballë sfidave të mëdha. Industritë prodhuese po përballem me kosto që shkojnë mbi 50 %. Dhoma e Tregtisë duke u njohur me paketën e re fiskale shprehet se ekonomia ka nevojë për ndërhyrje radikale. Paketa fiskale jo vetëm që nuk është e mjaftueshme është e fokusuar në shumëfishimin e penaliteteve e gjobave. Në asnjë shtet nuk aplikohen gjoba që janë 10-fish në dëm. Nga ana e qeverisë të ndërmerret një paketë e strukturuar duke u përqendruar tek industritë prodhuese dhe biznesi në tërësi. Të ketë ulje të ngarkesës fiskale dhe hartimi i ligjit për amnistinë fiskale”, tha Nikolin Jaka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?