Dhuna ndaj administratorit, Dritan Selishta rrëzon pretendimin e policisë
Pak orë pasi policia njoftoi se kishte arrestuar Dritan Selishtën, personin e akuzar për dhunën e ushtruar të enjten ndaj administratorit të njësisë administrative Tomin në Dibër, Nuri Meda, ka ardhur dhe reagimi i të akuzuarit. Në reagimin e tij, Selishta mohon pretendimet e policisë se ai ishte arrestuar. Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social facebook, kryetari i PD-së në Komunën Tomin, Dritan Selishta theksoi se ishte shoqëruar në polici ku kishte dhënë dhe një deklaratë mbi ngjarjen në fjalë.
“Të nderuar miq dhe dashamirës, ndonëse pak më vonesë, sepse lashë drejtësinë të bëjë punën e saj, e ndjej si detyrim t’ju sqaroj ju dhe opinionin publik në lidhje me përgojimin padrejtësisht të emrit tim në mediat televizive dhe të shkruara. I kuptoj fare qartë kundërshtarët tanë, sepse i ka kap paniku i humbjes së thellë, por nuk mund t’i kuptoj mediat të cilat ka rreth 48 orë që shpifin për mua dhe familjen time. Nuk kam qenë asnjëherë i ndaluar, i arrestuar apo i dënuar. Jam thirrur për të dëshmuar në lidhje me ngjarjen në fjalë dhe kam dhënë deklaratën time, e cila është veçse e vërteta që ka ndodhur dhe jo ajo që do donin të ishte administratori dhe shokët e tij, të cilët janë në krye të detyrës në orën 22.00 të darkës, dhe që çuditërisht dëbohen nga fshati, sepse bëjnë veprime të papajtueshme me vlerat dhe dinjitetin e Dibranit. Falënderoj nga zemra qëndrestarët e grupseksionit Tomin, ku unë jam kryetar partie prej tre vitesh, të cilët mbrojneë votën, sepse ajo është e shenjtë dhe do t’ju lutem që në këto 24 orë të fundit të administrojmë fitoren tonë të padiskutuar, sepse jo vetëm Tomini, por e gjithë Dibra as nuk shitet dhe as nuk blihet. Të gjithë ata që po përdorin çdo mjet dhe metodë përgjigjen do ta marrin në 11 Shtator! Voto nr 2. Voto Sherefedin Shehu! Miqësisht Dritani!”- thekson Dritan Selishta në sqarimin e tij publik.
Ndërkohë pas dhunës së 58 vjeçarit PD e PS-së hodhën akuza për blerje votash në Dibër.
KOHA JONË SONDAZH

