Dhuna ndaj biznesmenit libanez, Basha: Bandat e Ramës vendosin gjoba ndaj biznesit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në afërsi të Rinasit, ku persona ende të paidentifikuar dhunuan biznesmenin e huaj, Faad Mitri. Me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, Basha deklaroi se dhuna ndaj investitorit tregon dëshmin e krimit në vend. Ai shtoi se bandat e kryeministri Rama vendosin gjoba ndaj biznesit.
“Dhunimi mafioz sot ne mes te dites, ne aksin kombetar te Rinasit i investitorit te huaj ne nje prej projekteve me te medha turistike ne vend, qe sjell zhvillim e vende pune, eshte deshmia e gjalle e therese e sundimit te krimit e te bandave ne vend. Krimit dhe bandave te Edi Rames qe e kane kthyer territorin ne parajsen e kanabisit, qe vendosin gjoba ndaj biznesit, qe jane mbi ligjin dhe kane mbeshtetjen e vazhdueshme qeveritare. Goditja mafioze e investitorit, kercenimi i tij me jete nese nuk largohet, eshte ngjarja me e rende qe mund te ndodhe per ekonomine e rendin, e megjithate Edi Rama ka heshtur, ka mbyllur syte, me nje qendrim njesoj kriminal. Kjo deshmon qarte se eshte ne krah te krimit, te bandave, te mafias, dhe se ai vete qendron ne krye te kesaj piramide. Por kjo piramide e krimit do te bjere, duke nisur nga neser ne Diber. #Shqiperia me mire pa Edi Ramen.”, tha Basha.
Ngjarja ndodhi sot në kryqezimin e Laknasit me rrugën e Rinasit, ku pas përplasjes mes mjetit tip “Mitsubishi” dhe “Wolkswagen”, pasagjerët e këtij të fundit kanë rrahur biznesmenin. Ndërkohë, dyshohet se aksidenti ka qenë i planifikuar dhe se gjithçka ishte bërë për të kërcënuar Faad Mitrin. Biznesmeni libanez ishte duke ndërtuar në zonën e Gjirit të Lalzit në Durrës.
KOHA JONË SONDAZH

