Dhurata për ditëlindje, “Unë jam i gjatë, po kravatat janë normale”
Kryeministri Rama i ka të papritura vizitat në drejtori e ministri. Kjo e premte, e gjeti Kryeministrin në Ministrinë e Arsimit, e kësaj radhe jo për takim me ministren Nikolla por për një suprizë.
Doktori i shkencave historike Ilir Kanini, pak orë para daljes në pension, u suprizua nga Kryeministri Rama dhe Ministria e Arsimit, i cili ka punuar prej 33 vitesh në arsim. Ai e nisi punën si redaktor i gazetës “Mësuesi”.
Rama vendosi t’ja urojë personalisht ditëlindjen Kaninit, duke rezervuar për të edhe disa fjalë.
“Si Iliri ka plot njerëz të ndershëm, ka plot familjarë, prindër apo edhe më të rinj, që janë pjesë e administratës, për të bërë me përkushtim detyrën dhe për të fituar me ndershmëri rrogën dhe bukën e përditshme të fëmijëve dhe familjes së tyre”, tha Rama.
Vlerësim për Kaninin shprehu edhe ministrja Nikolla, e cila u shpreh se Iliri ka një jetë në arsim.
“Iliri ka një jetë në arsim, por është nga ata që profesionin e ka nisur mision. Ka 33 vite që punon në Ministrinë e Arsimit, i dedikuar arsimit fillor, i dedikuar revistës Mësuesi. Ka 33 vite që s’ka marrë asnjëherë raport”, deklaroi ministrja Lindita Nikolla.
Dhurata e Kryeministrit kishte dhe një dhuratë për profesor Ilirin, një kravatë, të cilën iu dhuroi përmes një batute: “Unë jam i gjatë, po kravatat janë normale”, u shpreh ai.
![]()
![]()
KOHA JONË SONDAZH

