Dialogu mes Tërmetit dhe komandantit të Surrelit, shembull i drejtimit rilindas

Edi Rama ka pasur këtë pasdite një takim online me disa nga kryebashkiakët e vendit ku do të lejohet më shumë lëvizja si në Pogradec, Dibër, Tepelenë, etj.

Mënyra e drejtimit të qeverisë dhe PS-së nga Edi Rama nuk ka lidhje me demokracinë, por me një sjellje autoritare. Tashmë vartësit dhe kushdo mendon ta ketë mirë me Udhëheqësin duhet patjetër ta përkedhelë e lajkatojë, Ramën. Ndryshe përfundon në gijotinë si Ditmir Bushati dhe Fatmir Xhafa, dy ish-ministrat me më integritet në PS. Të dy i sugjeronin ose e kundërshtonin kur jepte urdhëra jo ligjorë, por i palosi kryeministri.

Mjafton të shikojmë dialogun mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dialogu:

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama: Tërmet, Kujdes se ti je më i lëvizuri. Kujdes aty në Tepelenë. Deri tani e keni mbajtur mirë, por nuk duhet të na turpëroni tani.

Peçi: Komandant urdhri juaj zbatohet, nuk diskutohet. Ku ka Tërmet, nuk ka korona. Tepelena është model.

Rama: Po. Po. E keni mbajtur mirë. Nuk duhet ta ulni vëmendjen.

Peçi: Po komandant. Patjetër.

Kjo metodë “urdhëro, siurdhëro komandant” apo “Komandant, urdhri juaj zbatohet, nuk diskutohet” mbetet moto pune për çdo ministër, kryebashkiak apo zyrtar të qeverisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?