FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dialogu për krizën, Felaj: Data e zgjedhjeve, kusht i panegociueshëm

E ndërsa e marta do të jetë dita kur eurodeputetët Fleckenstein dhe McAllister do të përpiqen të sjellin normalitetin politik në vend duke u përpjekur të gjejnë akordin për një draft marrëveshje me disa pika të hartuara prej tyre dhe që ndodhet në tryezën e palëve politike, Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Ermonela Felaj, paralajmëron se data e zgjedhjeve është kusht i panegociueshëm për mazhorancën.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Felaj tha se është koha që PD të tërhiqet nga qëndrimet absurd, duke shtuar se mazhoranca është e gatshme të konsiderojë votimin dhe numërimin elektronik nëse merret përsëipër n ga ndërkombëtarët.

Felaj: Diskutimet e ditës së nesërme t’ia lëmë ditës së nesërme. Ofrimi i ndërkombëtarëve është sepse ndërkombëtarët i duan të mirën Shqipërisë. PD që nuk lëshon asgjë nga qëndrimet e veta duke shfaqur një kokëfortësi krejt absurde, të fillojë të mendojë për të ardhmen e vet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne jemi të gatshëm që edhe me asistencën e vëzhguesve ndërkombëtarë të bëjmë secilën prej propozimeve që OSBE-ODIHR i sugjeron Shqipërisë për zgjedhjet. Sa i përket votimit dhe numërimit elektronik kanë qenë çështje të debatuara dhe më parë dhe kundërshtia ka qenë në pikëpamje të kohës. Nëse mbështetet ndërkombëtarisht nuk kemi asnjë lloj kundërshtie. Shtyrja e zgjedhjeve është obsion i papranueshëm për ne sepse data e zgjedhjeve është datë kushtetuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të njëjtin qëndrim ndau dhe për zgjedhjet e 7 majit në Kavajë, duke u shprehur se nuk tremben nga paralajmërimet e PD.

Felaj: Nuk kemi asnjë arsye për t’iu trembur këtyre protestave që kërcënon PD. Jemi shumë të qetë. Zgjedhjet në Kavajë dhe zgjedhjet në Shqipëri do të mbahen konform Kushtetutës dhe ligjit. Nuk janë zgjedhje për partitë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?