Dibër, Gjiknuri: Doktori kandidaturë përtej ndarjeve politike

Kandidati i koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” Muharem Rama zhvilloi takimet elektorale në njësitë administrative Luzni e Lurë dhe fshatrat Pilaf, Vakuf e Brezhdan.

Kandidati Rama ishte konkret në premtimet e tij gjatë ndalesës në fshatrat Vakuf e Pilaf ku u ndal tek infrastruktura dhe pastrimi.

“E di që keni probleme me ujin e pijshëm. Ujësjellësi i Sofranikës ka ardhur deri në Vakuf, do të bëjmë rrjetin e brendshëm të gjithë Vakufit nga e para. Problem ka edhe infrastruktura rrugore në Vakufin e poshtëm. Pas fitores sime në krye të bashkisë së Dibrës, edhe këtë rrugë do ta asfaltojmë sipas standardeve ndërkombëtare. Tjetër problem është ai i mbetjeve urbane dhe plehrave. Ne kemi tashmë një program të qartë me një kompani zviceriane për sistemimin dhe pajisjen e gjithë Dibrës me kosha e makineri moderne për largimin e plehrave dhe për ti çuar në landfillin e Peshkopisë”, u shpreh kandidati Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në takimin e zhvilluar në Brezhdan, kordinatori socialist për Qarkun e Dibrës Damian Gjiknuri tha se kandidatura e Ramës është përtej ndarjeve politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky njeri është përtej ndarjeve politike, ky njeri është si për të djathtën si për të majtën. Pse?! Sepse është doktori që ka kuruar hallet e dibranëve dhe ua di hallet dibranëve, ndryshe nga Partia Demokratike e cila ka sjellë një kandidat për hallet e SHQUP-it për hallet e qeverisë. Po e thonë vetë ata kur  pranojnë se Dibrën e kanë për test elektoral të vitit 2017”, sqaroi Gjiknuri.

Takimet elektorale vazhduan më tej me bashkëbisedimin me banorët e njësisë administrative të Luznisë dhe me ata të njësisë së Lurës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?