Dibra bëhet gati për zgjedhjen e kryetarit, nis shpërndarja bazës materiale

Zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë së Dibrës do të mbahen nesër, por në këtë qytet materialet zgjedhore kanë shkuar vetëm pas orës 11:00. Mësohet se tashmë qendrat e votimit kanë nisur të tërheqin materialet, si fletë votimi, kuti dhe vula nga KZAZ duke u përgatitur për garën e nesërme.

Në Dibër do përballen nesër profesori i Ekonomisë Sherfedin Shehu dhe mjeku Muharrem Rama. Njëri prej tyre do të zërë vendin e ish-kryebashkiakut të majtë Shukri Xhelili i shkarkuar nga kjo detyrë pas publikimit të një skandali seksual, ku i kërkonte seks në këmbim të një vendi më të mirë pune vartëses së tij në bashki.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?