“Dibra”, Shehu: Bashkia kërcënon banorët me ndihmën ekonomike: Votoni Ramën, ose ua ndërpremë
Kandidati i djathtë për Bashkinë e Peshkopisë, Sherefedin Shehu akuzon mazhorancën se në Dibër është duke u bërë presion i madh për heqjen e ndihmës ekonomike në njësitë administrative të Arrës, Muhrrës, Sohodoll, Reç, Luznisë. Sipas tij, punonjësit e bashkisë me listat e familje që janë në nevojë, shkojnë derë më derë dhe i kërcënojnë banorët në shtëpitë e tyre që ti japin votën kandidatit Rama.
“Në oborret e shtëpisë tënde nuk ka të drejtë kush e të kërcenojë. Kjo është e turpshme dhe jo njerëzore. Varfëria është e madhe, por vota nuk mund të blihet me 20 mijë lekë. Sepse kaq lek nuk shpëtojnë askënd. Qeveritarë që marrin pushtetit me bukë e gojës nuk kanë më frikë prej jush dhe do ju kërcënohen e do ju shpërfillin gjithë kohës”, tha kandidati Sherefedin Shehu.
KOHA JONË SONDAZH

