“Dibra”, Vëzhguesit Vendorë: Prani e tepruar politikanësh

Të dielën, më 11 shtator, në Dibër do të mbahen zgjedhjet e pjeshme për kryetarin e Bashkisë.

Dy ditë para votimit, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë tha se ka angazhuar për monitorimin e këtij proçesi 88 vëzhgues.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksa bëri publike dhe problematikat e konstatuara përgjatë fushatës zgjedhore.

Swiss Digital Mobile Reklama

“KVV ka qenë i vëmendshëm gjatë kësaj periudhe, që kur ka filluar fshata në bashkinë e Dibrës. Po listoj një seri problematikash. Përpos afateve proceduriale të administrimit të procesit zgjedhor shqetësues është mosreferimi absolut ligjor për rregullimin dhe monotorimin e veprimtarisë financiare të sbjekteve zgjedhore gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme. Edhe në këtë proçes zgjedhor për Bashkinë Dibër, qasja  diskrecionale e KQZ në raport me afatet proçeduriale vazhdon të jetë e njëjtë me preçedentët e krijuar më parë. Problem ngelet emërimi, ndërrimi dhe trajnimi i komisioneverë të qendrave të votimit dhe atyre të grupeve të numërimit të votave. Fakti i mostrajnimit ende i thuajse të gjithë trupës është tejet shqetësues dhe kërkon angazhimin e menjëhershëm të aktorëve politikë.

Për të dy koalicionet zgjedhore përgjatë kësaj fushate është vërejtur një prezencë e intensive dhe e tepërt e funksionarëve më të lartë politik, është një fenomen që ndodh shpesh në proçeset zgjedhore në Shqipëri. Deklarimet e hapura për mbështetje të qeverisë vetëm për njërin kandidat dhe deklarimi se kandidati tjetër nuk mund të bëjë asgjë përveçse kur të vijë partia e tij në pushtet përbëjnë një presion të hapur dhe cënojnë barazinë e garës elektorale.

Angazhimi dhe shpallja publike e strukturave të posaçme në mbrojtje të votës, pavarësisht arsyeve të servirura shkakton një rritje artificiale të tensionit. Jep tone pasigurie dhe përbën një kthim pas nga stadi i pretenduar i zhvillimit demokratik dhe institucional të vendit.

Ligjërimi përgjatë fushatës zgjedhore prej figurave politike nga të dyja koalicionet ka qenë i ngarkuar me akuza reciproke. Gjatë daljeve publike janë vërejtur raste të shumta të përdorimit të termave fyes dhe të gjuhës së urrejtjes”, tha Gerta Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?