FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Diçka po lëviz tek PD-ja, Hahn: Garantojmë marrëveshjen e 25 prillit

Duket se diçka po lëviz për zgjidhjen e krizës politike tek selia blu. Në mbledhjen e thirrur nga Lulzim Basha me grupin parlamentar të PD-së, përveç Josef Dol, që mbetet i interesuar nëse PD është e hapur për paketën McAllister, Johannes Hahn mësohet se ka kërkuar angazhimin e kësaj partie brenda “establishment”-it politik.

“Kjo është mënyra për të luftuar drogën”, mësohet të ketë thënë Hahn në një videokonferencë me grupin. Daul dhe eurokomisioneri Hahn kanë deklaruar gjatë videokonferencës se Partia Demokratike dhe aleatët duhet të hyjnë në zgjedhje.

Burime pohojnë se ndërkombëtarët i kanë thënë opozitës që bojkoti i zgjedhjeve parlamentare nuk është opsion për t’u diskutuar. McAllister ka bërë të ditur gjithashtu se mbetet në fuqi marrëveshja e ofruar më 25 prill kur mbërriti në Tiranë për të negociuar mes palëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

McAllister doli garant që të zbatohet ajo marrëveshje nëse Basha dhe Rama bien dakord.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?