Digjet raundi i dytë i votimit për Presidentin, raundi i tretë më 27 prill

Komisioni i Ligjeve u mblodh sërish sot për të verifikuar nëse në më pak se 12 orë nga raundi i parë i votimit në Kuvend, kishte ardhur ndonjë kandidat për President.

Gjatë mbledhjes formale, kryetarja e komisionit, Vasilika Hysi, tha se nuk ka pasur asnjë emër të mbështetur nga 20 deputetë, çka do të thotë se edhe seanca e Kuvendit do të konsumojë raundin e dytë të procesit.

Sipas Kushtetutës, raundi i tretë duhet të zhvillohet brenda një jave dhe për zgjedhjen e Presidentit duhet të votojnë 84 deputetë pro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raundi i tretë, do të jetë të enjten e ardhshme, më 27 prill në orën 15:00. Si në raundin e parë dhe të dytin, në kuvend nuk u paraqit asnjë kandidat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?