FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Digjet raundi i parë, Hysi: Asnjë kandidaturë për President

Ka dështuar komisioni i Ligjeve për procedurën e zgjedhjes së Presidentit të ri. Do të duhen edhe 7 ditë nga sot që raundi i dytë të zhvillohet, me qëllim paraqitjen e ndonjë kandidati.

“Deri në këtë moment nuk kemi asnjë kandidaturë të paraqitur, raundi i dytë duhet të zhvillohet jo më vonë se 7 ditë nga dita e sotme. Kushtetuta përcakton që çdo kandidat duhet të mbështetet nga të pakten 20 deputetë. Kandidati për president duhet të plotësojë formularët e dekriminalizimit, të plotësojë formularët e pastërtisë së figurës”,-tha kryetarja e këtij komisioni, Vasilika Hysi.

Sipas Hysit, raundi quhet i kryer edhe kur nuk ka kandidat. Sot Komsioni i dërgon raport parlamentit, ku theksohet se nuk ka asnjë kandidat për President.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?