Disa minuta pas nisjes “zhduket” avioni me 22 pasagjerë

Një ngjarje e mistershme ka ndodhur me një avion, pasi ka humbur në malet e Nepalit. Bëhet fjalë për një avion të Tara Air. “Një fluturim drejt Jomsom da Pokhara ka humbur kontaktet”, tha zëdhënësi i kompanisë së fluturimit.

Ai shpjegoi se në bord janë 19 pasagjerë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit. Në avion po udhëtonin turistë të huaj, që vizitojnë tempullin e Muktinath.

Tashmë kanë nisur kërkimet në malet e larta për të gjetur avionin.

SHKARKO APP