Dita e Çlirimit, Xhixho: 29 Nëntori është një nga momentet më të lavdishme të historisë së popullit shqiptar
Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho ka përkujtuar përmes rrjeteve sociale 76 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.
Në mesazhin e saj, Xhixho shprehet se 29 Nëntori është një nga momentet më të lavdishme të historisë së popullit shqiptar.
“Nderim dhe mirënjohje dëshmorëve të atdheut!
29 Nëntori është një nga momentet më të lavdishme të historisë së popullit shqiptar.
Ai u ngrit masivisht në luftë kundër forcave nazifashiste dhe u rreshtua me boshtin e madh antifashist botëror.
Kjo i bën nder vendit tonë dhe atyre që morrën pjesë në këtë luftë Antifashiste Nacional Çlirimtare.
Në radhë të parë rinia e atyre viteve u ngrit e tëra në luftë për ëndrrën e madhe për liri ,demokraci dhe përparimit.
Ne sot përulemi me respekt përpara atyre të rinjve ,burrave e grave që sakrifikuan çdo gjë deri jetën për çlirimin e vendit.
Ndihem krenare që familja ime ishte pjesë e kësaj lufte çlirimtare duke dhënë dhe dëshmorë nga gjiri i saj.
Mirënjohja më e madhe ndaj veprës së tyre sot është përkushtimi për të ndaluar shpopullimin e vendit dhe duke punuar çdo ditë për një Shqipëri Europiane.
Lavdi LANÇ dhe dëshmorëve të saj”, shprehet nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho.