Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:23 Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme, duke theksuar se pjesëmarrja në përplasje të tilla përbën rrezik jo vetëm për personat…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dita e Italisë, Meta uron Presidentin Mattarella: Na ndihmuat gjatë pandemisë, jeni avokate e Shqipërisë për Integrimin

Politikë E mërkurë, 2 Qershor 2021 13:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me rastin e Ditës Kombëtare të Italisë, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar homologun italian, Sergio Mattarella. Kreu i Shtetit shqiptar ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa i shpreh mirënjohje edhe për ndihëm që Italia i ka dhënë Shqipërisë gjatë pandemisë. Po ashtu, në letrën dërguan Presidentit italian, Meta thotë se Italia është avokate e fuqishme ndaj procesit eurointegrues të Shqipërisë. Presidenti Meta kujton se në themel të marrëdhënieve Shqipëri-Itali qëndron historia shekullore e komunitetit arbëresh e njëkohësisht emigracioni shqiptar i pas viteve ’90.

Letra e plotë nga Presidenti Meta

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 23 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

I nderuar President, Sh.T.Z Sergio Mattarella,
I dashur mik,

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës Italiane, kam kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju dërgoj Juve dhe popullit mik italian urimet më të përzemërta dhe më miqësore! Jam shumë i lumtur të vlerësoj sot marrëdhëniet e shkëlqyera historike e shumëdimensionale midis Shqipërisë dhe Italisë, të cilat, falë edhe partneritetit tonë strategjik, po pasurohen e fuqizohen në vijimësi, si në dimensionin dypalësh, ashtu edhe në atë shumëpalësh, në kuadër të nismave ose organizatave rajonale dhe ndërkombëtare.

Jam shumë i gëzuar të konstatoj se, edhe në rrethanat shumë të vështira për të gjithë botën, të shkaktuara nga pandemia Covid-19, të dy vendet tona dhe popujt tanë, dëshmuam edhe një herë dashurinë, solidaritetin dhe miqësinë e tyre vëllazërore, duke qëndruar pranë njeri-tjetrit, për të lehtësuar dhimbjen dhe pasojat e kësaj pandemie mbarëbotërore. Ju jemi mirënjohës për ndihmën e sinqertë, që i dhatë vendit tim dhe popullit shqiptar në këto ditë të vështira, të cilat dëshmojnë për qëndrueshmërinë e sinqeritetin e marrëdhënieve tona dhe garancinë se ato do të jenë edhe më të mira në të ardhmen.

Në themel të këtyre marrëdhënieve, i nderuar President, qëndron historia shekullore e komunitetit arbëresh në Itali e njëkohësisht emigracioni shqiptar i pas viteve ’90, të cilët, vetëm falë shpirtit mikpritës të popullit tuaj gjetën strehëzën e tyre të ngrohtë për t’u integruar e kontribuar, në të njëjtën kohë, në një shoqëri të vlerave të thella europiane, duke dhëne një shembull unik për ditët e sotme dhe për sfidat e dinamikat ndërkombëtare, me të cilat përballet njerëzimi sot.

Jam i lumtur të pohoj sot se, edhe falë bashkëpunimit të shkëlqyer të vendeve tona, si dy vende anëtare të NATO-s, për çështjet e sigurisë rajonale e më gjerë, ne shikojmë tek Italia avokaten e fuqishme ndaj procesit eurointegrues të Shqipërisë dhe u jemi shumë mirënjohës për këtë e për gjithë mbështetjen tuaj të pareshtur ndaj Shqipërisë dhe vendit që ajo duhet të meritojë në familjen e madhe europiane.

Duke ju ripohuar edhe një herë ndjenjat e miqësisë së thellë të popullit shqiptar, Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, i nderuar mik, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!

Etiketat e lidhura

ilir meta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën
Para 16 minutash

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 31 minutash

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 38 minutash

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 2 orësh

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 18 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 21 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 8 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 19 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.