Dita e Rinisë, Tabaku: Nuk kishte gjë më të trishtë se vrasja e të riut nga policia

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, kujton 30-vjetorin e Lëvizjes Studentore, teksa shprehet se “Në këtë ditë nuk kishte gjë më të trishtë se sa lajmi për vrasjen e 25 vjeçarit nga forcat e policisë”.

Mes të tjerash, teksa flet për papunësinë, Tabaku thekson se PD ka qenë dhe është një parti që do t’i mundësojë të rinjve mundësinë jo vetëm për të rritur veten, por edhe për ndihmuar Shqipërinë të ecin përpara.

Mesazhi i Tabakut:

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot dita e Rinisë, ku 30 vjet më parë rinia u ngrit për të ndaluar diktaturën e përgjakshme komuniste. Në këtë ditë nuk kishte gjë më të trishtë se sa lajmi për vrasjen e 25 vjeçarit nga forcat e policisë në kundërshtim me çdo ligj. Pikërisht për këtë folëm sot, për rininë dhe dëshirën e tyre për ndryshim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për rininë dhe papunësinë, se si duhet të luftohet kjo uri e madhe për të ikur nga vendi i të parëve tanë. PD ka qenë dhe është një parti që do t’i mundësojë të rinjve mundësinë jo vetëm për të rritur veten por edhe për ndihmuar Shqipërinë të ecin përpara. Prandaj besojmë se së bashku me rininë do t’i rikthejmë Shqipërisë dinjitetin e nëpërkëmbur, besimin tek rinia dhe besimin tek Shqipëria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?