Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi Horoskopi i ditës sjell një Hënë në Bricjapi dhe një hënë në rritje: ditë për hapa të matur, punë të qetë dhe fjalë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, Veliaj shërben drekën në qendrën komunitare “Gonxhe Bojaxhi”: Të largojmë urrejtjen dhe të inkurajojmë ata që shërbejnë

Politikë E enjte, 5 Shtator 2024 15:34
Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, Veliaj shërben drekën në qendrën komunitare “Gonxhe Bojaxhi”: Të largojmë urrejtjen dhe të inkurajojmë ata që shërbejnë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shërbeu drekën për njerëzit në nevojë, në qendrën Komunitare që mban emrin “Gonxhe Bojaxhi”. Në fjalën e tij, Veliaj falenderoi të gjithë ata që zgjedhin të shërbejnë edhe në ditë pushimi.

“Ne u shërbejmë atyre që kanë nevojë, jo vetëm një vakt, por edhe dashuri, vëmendje, një krah për t’u mbështetur, një vesh për t’u dëgjuar. Dua të falenderoj të gjithë punonjëset tona sociale, që bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Dua të falenderoj të gjithë psikologët, mjekët, ndihmësit në qendrat tona sociale dhe të gjithë njerëzit që shërbejnë. Sot festojmë shenjtërimin e Nënë Terezës dhe nga dritarja shoh punonjësit që janë duke përgatitur rrugët, edhe pse ditë pushimi, sepse do fillojë shkolla. Një falenderim të madh për të gjithë ata punëtorë që pastrojnë, mirëmbajnë, dezinfektojnë, plot mirënjohje sepse mbi të gjitha, Nënë Tereza ishte një mësuese, pra me veprat e saj mësonte dhe të tjerët si të silleshin, si të ndihmonin si të shërbenin”, tha Veliaj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një falenderim kryebashkiaku e pati edhe për mësuesit, edukatoret dhe psikologët që po përgatiten për të nisur vitin e ri shkollor, si dhe efektivët që qëndrojnë në krye të detyrës çdo ditë të vitit. “Kam një mirënjohje të jashtëzakonshme për të gjithë mësuesit që po përgatiten për të filluar vitin e ri shkollor, për edukatoret, psikologët, për mësuesit ndihmës, për asistentët, meritojnë të gjithë respektin dhe dashurinë tonë. Teksa po vija këtu te rruga “5 Maji”, edhe pse ditë pushimi, duke qenë se është një rrugë që ka shumë trafik për shkak të tregut, pashë policinë në këmbë. Edhe ata kanë familje, edhe ata kanë një tavolinë ku mund të ishin, por kanë zgjedhur që t’i shërbejnë vendit. Për të gjithë ata që shërbejnë me uniformë, policë, ushtarakë, policë bashkie, policë shteti, policë të trafikut rrugor, që në këto ditë po bëjnë një punë fantastike, për të gjithë ata që veshin uniformën e Republikës, shumë mirënjohje për shërbëtorët e shtetit shqiptar”, u shpreh kryebashkaku.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Veliaj shtoi se e ardhmja e qytetit duhet ndërtuar mbi mësimet e Nënë Terezës, duke larguar urrejtjen dhe duke inkurajuar të gjithë ata shërbejnë. “Një qytet vlerëson shërbëtorët, nuk ka rëndësi nëse është zjarrfikësi, nëse është mjeku, nëse është mësuesi, apo psikologu, është një qytet që ka të ardhme. Ne duam të ndërtojmë mbi mësimet e Nënë Terezës të ardhmen e qytetit tonë, duke shërbyer si ajo, duke pasur një zemër të butë dhe të hapur si ajo, duke larguar urrejtjen, mllefin, cinizmin, shpotinë, batutat e pahijshme, banalitetin dhe duke inkurajuar të gjithë ata që shërbejnë, pavarësisht nëse janë në drejtim të qytetit apo të vendit apo të një pozicioni të rëndësishëm, apo nëse po shërbejnë një pjatë supë në qendrat tona. Kush shërben dhe është thirrur të shërbejë, e bën këtë me dashuri është vërtet një bir edhe një bijë e Nënë Terezës”, tha Veliaj.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 14 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 17 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 17 orësh

Etiketat e lidhura

Dita e shenjtërimit të Nënë TerezësVeliaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 32 minutash

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 33 minutash

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 7 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 12 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 15 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 7 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.