Dita Ndërkombëtare e Edukimit, Xhixho: LSI trajtim të barabartë ndaj të rinjve. Qeveria Rama nuk ka politika stimuluese
Ish-deputetja dhe nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho në Ditën Ndërkombëtare të Edukimit, përcjell ndër të tjera një mesazh sensibilizues e shpresëdhënës, veçanërisht për gratë dhe vajzat. ””M’u desh shumë kohë për të pasur një zë që të dëgjohet dhe tani që e kam, nuk do të hesht”. Ky mesazh i politikanes së fortë Madeleine Albright, vjen më shumë se kurrë domethënës sot”. Nga ana tjetër, ajo thotë se në Shqipëri nuk ka një përfshirje të madhe të vajzave dhe grave në fusha studimesh të lidhura me teknologjinë dhe shkencën, përderisa nuk ekzistojnë politika konkrete stimuluese për promovimin e vajzave dhe grave në fushën e shkencës dhe inovacionit.
Postimi i plotë
“M’u desh shumë kohë për të pasur një zë që të dëgjohet dhe tani që e kam, nuk do të hesht”. Ky mesazh i politikanes së fortë Madeleine Albright, vjen më shumë se kurrë domethënës sot, në Ditën Ndërkombëtare të Edukimit, sensibilizues e shpresëdhënës, veçanërisht për gratë dhe vajzat e vendit. Për ato vajza që dua të bëjnë realitet ëndrrat e tyre, për ato gra e nëna që sakrifikojnë shpirtin për të nxjerrë të arsimuar fëmijët e tyre.
Kjo ditë ndërkombëtare e gjen Shqipërinë tonë në pozita dëshpëruese, edhe në këtë drejtim, me gjithë etjen e madhe dhe dëshirën për arsimim. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gratë dhe vajzat vazhdojnë të diplomohen në fusha studimi që janë konsideruar tradicionalisht si “femërore”.
Për vitin 2019, fushat e studimit në të cilat janë diplomuar më shumë vajza dhe gra janë: arsim me 81,4 %, ndjekur nga shëndet dhe mirëqenie me 79,1 % dhe arte dhe shkenca humane me 78,2 %. Ndërsa në fushat e studimit shërbime , inxhinieri, prodhim ,ndërtim dhe teknologji e informacionit dhe komunikimit diplomohen më shumë burra.
Në Shqipëri nuk ka një përfshirje të madhe të vajzave dhe grave në fusha studimesh të lidhura me teknologjinë dhe shkencën, përderisa nuk ekzistojnë politika konkrete stimuluese për promovimin e vajzave dhe grave në fushën e shkencës dhe inovacionit. Detyra jonë është t’u ofrojmë mundësi, motivim dhe trajtim të barabartë të rinjve e në veçanti vajzave! #Shqiperiashtepiajuaj