FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ditë e “ethshme” negociatash në Presidencë, Basha takohet me Nishanin dhe Berishën

Ditë e ethshme takimesh për kreun e PD-së, Lulzim Basha i cili sot nuk ka folur si zakonisht në çadrën e lirisë. Rreth orës 12:00 ai ka zhvilluar një takim për 30 minuta me Presidentin e vendit, Bujar Nishani dhe fill pasi u nda me të, raportohet të ketë shkuar në zyrën e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Edhe pse nuk dihet se çfarë diskutuar me Nishanin, po ashtu as arsyet e vizitës në zyrën e Berishës, kujtojmë që takimi vjen pak orë para nisjes së raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe një ditë pasi Nishani takoi kryeparlamentarin Ilir Meta.

Nuk dihet nëse kreu i shtetit ka marrë rolin e negociatorit të krizës politike, por vizitat në zyrën e tij po bëhen të shpeshta, gjë që na bën të mendojmë se mund të jetë edhe kështu. Kujtojmë se takimi i sotëm me Nishanin, është i pari për Bashën, qysh se vendi ka hyrë në këtë krizë politike, e cila rrezikon ta mbajë jashtë procesit të zgjedhjeve opozitën, që thotë se vetëm një qeveri teknike do arrinte të zhvillonte zgjedhje të lira e të ndershe në vend.
Kujtojmë se pak më herët kryedemokrati Lulzim Basha përfundoi një takim me krerët e bashkive dhe krerët e Partisë Demokratike në rrethe ku është diskutuar për përshkallëzimin e protestës se opozitës dhe organizimi për protestën e 6-7 majit që përkon me zgjedhjet e pjesshme në Kavajë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?