FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ditë me diell, por temperaturat ulen sërish, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell, pa përjashtuar mundësinë për reshje në afate të shkurtra kohore. Gjatë pasdites vranësirat do të largohen duke i lënë vendin motit të kthjellët.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 06°C në 15°C, në zonat e ulëta nga 12ºC në 21°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 24°C.

Era do të fryejë në drejtim Verior ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kosova sot do të jetë nën masat atmosferike të paqëndrueshme të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 09°C deri në 19°C dhe në zonat e ulëta nga 12°C në 20°C.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?