Diversioni i Ramës: Basha e ka numrin tim të telefonit

Rama nuk heq dore nga diversioni ndaj PD dhe Lulëzim Bashës.  U hapën fjalë pak ditë më parë, për një takim sekret në Vienë, ndërmjet kryeministrit dhe Lul Bashës, tejet i besueshëm për shkak të Reformës dhe ngërcit të saj, tani kalon në një nivel të ri diversioni.

“Basha e ka telefonin tim dhe mund të më marrë në cdo orë, unë e pres…”

Menjëherë mbas këtaj diversioni i Ramës ngjiti në rrjetet sociale, sepse nëpërmjet kësaj batute, ai la, mjeshtërisht të nënkuptohet se ata, kishin folur me njëri tjetrin në telefon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jo se këtu ka ndonjë gjë të keqe, por mënyra gjysëm konspirative e thënë nga Rama, është pak të thuash e zgjuar dhe dinake njëkohësisht. Pyteja e rrjeteve është: A flet Rama me Bashën në telefon darkave, ndërsa ditën sulmohen dhe shahen? Ndoshta kjo mund të duket një pyetje qesharake, por në paranojën kolektive ku jetojmë, është më se normale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse flasin, për cfarë bisedojnë? Nga PD na përgjigjen, JO!Nuk ka shans të flasin dhe Luli të marrë Ramën në tel, apo anasjelltas. 360grade.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?