Rama: Do lehtësojmë më shumë lëvizjen. Javën tjetër vendim për shkollat
Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga data 4 maj do të lehtësohen një sërë masash për lëvizjen e qytetarëve, makinave dhe bizneseve. Në një video mesazh në Facebook, Rama tha se do të merren masa për të krijuar kushtet që biznesi të kthehet në punë, por duke marrë masa ekstreme për mbrojtjen e personelit dhe qytetarëve.
“Do të hapim edhe bllokuan e tretë të biznese dhe kjo do të ndihmojë ekonominë familje që dalëngadalë do të kthehen në punë. Duhet pak durim dhe s’ka rrugë tjetër. Duhet ta ngulitim në mendje se hapja do të garantohet me rregulla dhe kushte sigurie dhe ka shumë mundësi që bizneset të marrin vërtetimin bashkë me protokollin e sigurisë dhe ta mbajnë në biznesin e tyre pasi në fund të ditës këto gjëra duhet për të garantuar shëndetin e të gjithëve. Secili prej jush duhet të jetë më shumë kërkues nga vetja për të mbrojtur veten dhe familjen, e pasta shoqërinë”,- tha kreu i qeverisë.
Ai deklaroi se do të ketë edhe masa lehtësuese për hapjen e shkollave. Kryeministri njoftoi se në muajin maj do të ketë dhe një vendim në lidhje me menaxhimin e turizmit. Rama tha se ka diskutuar me kryeministrin e Kroacisë dhe vendeve të tjera të rajonit, por mënyrat sesi do të kryhet hapja.
“Deri në fillim jave tjetër do të kemi një vendim për shkollat dhe universitetet, vetëm Danimarka i ka hapur shkollat pjesërisht, harrojeni Suedinë. D.m.th të gjithë ende nuk kas një konkluzion për arsimin dhe turizmin. Ne kemi edhe një taksirat tjetër pasojat e nga tërmeti ku kemi humbur shkolla në zonat më të populluara dhe sot kemi mbipopulluara shumë nga shkollat ekzistuese. Risku për t’i hapur shkollat është shumë i madh”,- tha kryeministri.