Nishani sfidon Bashën: Janë mbledhur dyfishi i firmave

Edhe pse Lulzim Basha ka dalë kundër, ish-presidenti Bujar Nishani thotë se Kuvendi i PD-së do të mbahet.

Në emisionin ”Opinion”, ai tha se në takimet e ish-kryeministrit Berisha me demokratët janë mbledhur dyfishi i firmave që duhen për të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

“Ka një angazhin masiv, pra nuk ka një ndarje të qëndrimeve 50% me 50% apo 40% me 60%. Po ua them unë sot, kërkesa për thirrjen e referendumit sot është janë bërë dyfishi i kërkesës  Janë më shumë se 3 mijë dhe ka një dyndje. Ka një masivitet mbi 80% të anëtarësisë së PD që duan të nisin një proces ndryshe në PD. Vullneti politik përcakton dhe aktet e tjera politike”,-tha Nishani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?