“Do mbahet mend si ministri i furgonave me miell e makarona”. Blenard Nonaj i përgjigjet Klosit për rrugën Qafë e Martës-Backë

Kandidati i LSI për deputet në Qarkun Berat, Blenard Nonaj thotë se ministri i turizmit Blendi Klosi po merr meritat e ndërtimit të rrugës Qafë e Martes-Backë, e cila do të lidh Skraparin me Korçën.

Postimi i plotë i Blenard Nonaj:

Ministri Klosi, i cili do të mbahet mend gjatë si ministri i furgonave të miellit dhe makaronave, kishte nxituar të mburrej në media, se TAP ka konfirmuar ndërtimin e rrugës Qafë e Martes-Backë, e cila do të lidh Skraparin me Korçën.
Ne fakt i kujtojmë z.Klosi se ky nuk është as një lajm i ri, dhe as një arritje e re për të.
Kërkesën drejtuar TAP për ndërtimin e kësaj rruge e ka bërë ish-kryetari i Bashkisë se Skraparit, z.Nesim Spahiu, që në nisje të projektit TAP, ku z.Spahiu u angazhua zyrtarisht dhe fuqishëm për ndërtimin e kësaj rruge.
Ne e kuptojmë panikun dhe gjendjen e vështirë politike dhe elektorale që Rilindja dhe Z.Klosi kanë në Qarkun e Beratit, ku i pret një humbje shumë e thellë në 25 Prill.
Dhe nuk mërzitemi nëse Klosi ja atribuon vetes meritat për ndërtimin e kësaj rruge.
Sigurisht nuk do të merzitemi edhe nese ai, do të deklaronte se TAP-in në Shqipëri e solli qeveria Rama dhe vetë Klosi personalisht, nderkohë që të gjjthë shqiptarët e dinë shumë mirë se ishte qeverisja PD-LSI ajo që mundësoi ardhjen e këtij projekti gjigand, që gjeneroi mijëra vende pune dhe miliona euro investime në Shqiperi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?