Do ta mbledhë Presidenti Këshillin e Sigurisë?

Mbrëmjen e sotme Presidenti, Ilir Meta është në Durrës, aty ku tërmeti ka shënuar shumë dëme materiale dhe disa viktima.

I pyetur nëse do ta thërrasë Këshillin e Sigurisë, Presidenti Meta tha se nuk është momenti i duhur për të shkëputur nga puna drejtuesit.

Tani nuk është momenti për ti shkëputur drejtuesit nga puna dhe përkushtimi. Jemi në kushtet e emergjencës. Secili duhet të bëjë detyrën e tij. Më pas do ti bëjmë të gjitha konkluzionet. Shpresoj që më të keqen ta kemi lënë pas dhe me qetësi, kurajë dhe solidaritet duhet të shohim përpara”, u shpreh Presidenti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?