”Do të zbërthej gënjeshtrat”, përballje mes Shehajt dhe Lapajt në ”Top Story”: Nuk mora para nga kr*mi

Debati në rrjete sociale mes kreut të partisë ”Mundësia”, Agron Shehaj dhe kreut të ”Shqipëria Bëhet”, Adritatik Lapaj është zhvendosur në studion e “Top Story”. Të dy janë vënë përballë në studio për të sqaruar akuzat për bashkëpunim me krimin, tek kompanitë e sekuestruara në SPAK dhe paralajmërimin për përballje në Gjykatë.

Pjesë nga debati mes tyre:

Agron Shehaj: Mund të interpretohet si sulm. Unë kam folur për transparencën e partive. Thash ka një dokument publik që tregon që Adriatiku ka marrë 45 mln lekë nga një kompani e cila po hetohet për pastrim parash dhe lidhur me një bandë. Dokumenti tregon që kjo kompani ka një borxh ndaj Adritaikut, kompani nën hetim nga SPAK. Më e rëndë është arsyeja pse i ka marrë këto para, sepse ka marrë përsipër një marrëveshje për regjistrimin e një prone dhe për nxjerrjen e certifikatës së pronësisë për një tokë në bregdet prej miliona eurosh. Kjo pronë është kthyer nga gjykata e Sarandës ku vjehrri i Adriatikut ishte drejtues. Mbi financimin, Adriatiku është i zhytyr në pjesën më të errët të këtij sistemi. Fakt është që ka marrë para të pista.

Adriatik Lapaj: Nuk kam pasur asnjë ditë të vetme pushtet. Kam 8 muaj rresht që kam shtrirë duart e bashkëpunimit për partitë e reja, dhe pse nuk janë të rinj në politikë. Kam marrë refuzime dhe sulme. Kam ardhur me dokumenta sot. Nuk e kam pasur të lehtë, të gjithë kemi familje. Është thënë që kam marrë lekë nga një kompani që zotërohet nga krimi. E para, ai dokument është publik apo i fshehtë? Kompania në fjalë ka bërë bilancet dhe del që i detyrohet avokatit Adriatik Lapaj 4.5 mln lekë. Pra është një dokument i deklaruar në shtet. Këto janë në bazë të një kontrate. Tani te ai dokument thuhet që më detyrohen, dhe unë ende nuk i kam marrë. Kur krimi të jep, nuk i pret faturat dhe ngelen leket pa marrë ende sot. Nuk i kam marrë, janë para që mi kanë borxh.

Shehaj: Nuk mund të gënjejmë qytetarët. E kanë kapur kompaninë, janë në arrest dhe në hetim për pastrim parash.

Lapaj: Kur e kanë kapur? Zotëria është proceduar në muajin gusht, mua paratë duhet të më jepeshin që në 2023.

Shehaj: Dokumenti tregon që ke akoma për të marrë, nuk do të thotë që s’ke marrë më para.

Lapaj: Nuk kam marrë më përpara.

Shehaj: Kapet në një detaj të parëndësishëm.

Lapaj: Këto do i them në gjykatë.

Shehaj: Fakti është që do merrje para të pista.

Lapaj: Kompania në fjalë në 2022 kur është lidhur kontrata ime, nuk ka pasur asnjë problem me ligjin. Shehaj thotë ajo kompani është sekuestruar, unë deklaroj të kundën. Ky është dokumenti i nxjerrë sot nga QKB, sot kompania funksionon në treg

Shehaj: Ky është një teatër. A është administratori në burg?

Lapaj: Po në burg është, po ça më duhet mua? Vimë te momenti i tretë. Prona e ka vendimin në 2014, nga atëherë deri në 2022 që më ka ardhur mua familja, bandat nuk e linin ta regjistronin. Kjo pronë ka vendimin e datës 16.7.2024 kjo prona këtu. Ka një vendim apeli dhe ka një vendim përfundimtar 13.11.2015. Të treja këto nuk i kam bërë unë, familja ka pasur avokat tjetër

Shehaj: I ka bërë vjehrri yt seancat apo jo? Vjehrri yt ishte kryetar i gjykatës dhe ti shpëtove qytetarët nga bandat, e kupton ça tallje është kjo për qytetarët. Ka bërë seancat vjehrri apo jo?

Lapaj: Zotëria ka pretenduar se këtë vendim e ka dhënë vjehrri im

SHKARKO APP