Do votojnë më 25 prill të prekurit nga Covid-19? Rama: Jo, të qëndrojnë në shtëpi

Të gjithë qytetarët që gëzojnë të drejtën e votës, por që janë të prekur nga Covid-19, nuk do të votojnë më 25 prill. Kështu ka thënë edhe kryeministrit Edi Rama, pas deklaratës së Ilirjan Celibashit.

”Do bëjmë të njëjtën gjë që kanë bërë vendet e tjera për ata të cilët janë të testuar pozitiv dhe nuk janë negativizuar duhet të qëndrojnë në shtëpi.

E kemi parë këtë, është i vërtetë shqetësimi dhe kjo është gjëja që kanë bërë vendet e tjera. janë të parët njerëzit që duhet të marrin përgjegjësinë për këtë.

Nuk ka pasur për fat të mirë të dhëna sheqetësuese postelektorale në asketin e influencës së shëndetit. Nuk ka pasur rritje të numrit të infektimeve. Këtë e kemi parë me shumë kujdes”, tha Rama.

SHKARKO APP