”Do zgjojmë luanin tek qytetarët”, Kaso: Nis edhe bllokimi i rrugëve
Ivi Kaso, sekretar për zgjedhjet në PD e Berishës, ka dhënë përgjigje nëse shqiptarët janë aktualisht të gatshëm për të marrë pjesë në një protestë të madhe të organizuar nga opozita. Ai thotë se ata synojmë që të zgjojmë luanin brenda qytetarëve.
“Janë shumë të pakënaqur. Janë të frikësuar dhe trysnuar. Mekanizmi kriminal i ngritur nëpërmjet keqpërdorimit të çdo resursi shtetëror, në mënyrë jo vetëm që të marrë informacion, por të ketë në dorë çdo problem të tyre, madje edhe ta kërcënojë kur ti kërkojë votën, atëherë nuk kanë faj qytetarët.
Ne synojmë të zgjojmë luanin brenda qytetarëve. Ne këtë e bëjmë me shembullin tonë. Protestat do të diversifikohen në forma të tjera, në bllokime rrugësh, në forma të tjera. Opozita do të jetë e para në veprim, ne jemi të bindur që protestat do të masivizohen”, tha Kaso.