FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Doda: PS tentoi të kalonte kandidaturën e PDIU si opozitë

Kuvendi thirri sot klasën politike në një seancë të jashtëzakonshme për votimin e ngritjes së komisionit ad hoc të vettingut, proces i cili u shoqërua me tension brenda maxhorancës, përkatësisht mes PDIU-së dhe PS-së. Kuvendi votoi dy kandidatet e PS-së dhe një të LSI-së si anëtarë të komisionit.

Kandidatura e PDIU-së nuk morri votat e duhura, pasi ligji lejon që komisioni të ketë 3 anëtarë. Shpëtim Idrizi mori 23 vota pro, 50 abstenime dhe 7 vota kundër.

Lidhur me këtë qëndrim, kryetarja e grupit parlamentar të PDIU-së, Mesila Doda edhe jashtë sallës së Kuvendit shprehu zhgënjimin për mospërzgjedhjen e Shpëtim Idrizit si anëtar të komisionit ad hoc për vettingun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas saj, një gjë e tillë nuk e ndihmon marrëdhënien mes aleatëve qeverisës. “Është e çuditshme si erdhën dy kandidatura në emër të PS. Së pari tentuan të kalonin PDIU si pjesë të opozitës. Por ne kemi dy vjet që kemi kaluar në koalicion me PS. Ne nuk kemi pasur ndërmend të bëhemi pjesë e kësaj farse. Pastaj zgjodhën këtë formë, pasi u shkatërrua proçesi mes mazhorancës dhe opozitës. Dua të them që ata duan ta kontrollojnë gjithë procesin, por në fakt është ai, sovrani që vendos”,- sqaroi ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

E pyetur nëse mosvotimi i kandidaturës së Idrizit do të ndikonte në marrëdhëniet mes aleatëve, Doda u përgjigj: “Do kemi vendim shumë shpejt, do kemi një konsultim të gjërë më parë. Kjo nuk e ndihmon aspak marrëdhënien mes aleatëve, ishte një proces që u shkatërrua”,- përfundoi Doda.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?