FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Doda: Situatë anormale pa PD

Kryetarja e grupit të PDIU-së, Mesila Doda deklaroi pas mbledhjes së tryezës së thirrur nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, se do të ishte e udhëz që në këtë mbledhje të ishte opozita dhe se përmirësimi i Kodit Zgjedhor është diçka urgjente.

Sipas saj, palët duhet të kenë minimumin e garancive të nevojshme.

Doda: Do të ishte shumë më mirë që të ishte një tryezë e instaluar në Parlamentin e Shqipërisë për zgjidhjen e krizës dhe për të gjitha mundësitë që të marrin pjesë të gjitha forcat politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

U diskutua për një paketë për rritjen e garancive dhe përmirësimit e infrastrukturës zgjedhore, për kontrollin e financave të partive politike, dekriminalizimin. Sigurisht do të ishte e udhës të ishte edhe PD në çështje kaq të rëndësishme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mendoj se përmirësimi i Kodit Zgjedhor është diçka urgjente. Nuk ka mundësi të vazhdojë sistemi stalinist ku njerëzit votojnë dhe dy partitë numërojnë. Palët të paktën duhet të kenë minimumin e garancisë që siç e thamë nuk jemi në nivelin e normalitetit.

Besoj se do të ketë edhe një tryezë tjetër dhe votat janë. Sigurisht nuk është një situatë normale kur opozita nuk është në zgjedhje. Ne jemi të gatshëm të votojmë gjithçka që përmirëson sistemin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?