Dokumenti/Denoncimi shokues i Bashës: Janë fshehur gjysma e viktimave të Covid

Kreu i PD-së, Lulim Basha bëri sot një denoncim të fortë në emisionin “Opinion”. Basha tha se autoritetet shtetërore kanë fshehur numrin real të viktimave nga COVID-19. Kreu i PD, Basha publikoi të dhënat zyrtare dhe ato reale ku rezulton se që nga marsi e deri tani janë 414 raste fatale që janë mbajtur të fshehura.

Sipas të dhënave të publikuara nga Basha, autoritet kanë publikuar gjithsej për periudhën Mars-Tetor 2020, vetëm 509 raste fatale, ndërsa realisht janë 923 viktima nga COVID-19.

Sipas të dhënave që Basha tha se janë marrë nga morgjet, rezulton se numri real i viktimave që kanë humbur jetën në spital nga covid është 1238. Ndërkohë kjo është shifra që vjen vetëm nga spitalet dhe nuk janë përfshirë ata që kanë ndërruar jetë në banesë ose nuk u është bërë tamponi.

Swiss Digital Desktop Reklama

(FOTO) Tabela me shifrat e publikuara nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritet et shtetërore kanë fshehur nurmin real të viktimave nga COVID-19. Fakti teonditës është bërë publik nga kryetari i opozitës Lulzim Basha, gjatë intervistës në emisionin Opinion në TV Klan.
Basha publikoi të dhënat zyrtare dhe ato reale ku rezulton se që nga marsi e deri tani janë 414 raste fatale që janë mbajtur të fshehura. Sipas të dhënave të publikuara nga Basha, autoritet kanë publikuar gjithsej për periudhën Mars-Tetor 2020, vetëm 509 raste fatale, ndërsa realisht janë 923 viktima nga COVID-19.
Situata edhe më e rëndë është gjatë muajit nëntor që ende nuk është mbyllur. Në 17 ditët e para të muajit janë raportuar 128 viktima, ndërsa shifrat reale tregojnë se numri i vdekjeve gjatë këtyre ditëve është më shumë se dyfish, plot 315 vdekje.  Data 9 nëntor rezulton si më tragjike sa i përket fataliteteve ku ministria e shëndetësisë ka raportuar numrin më të lartë të vdekjeve, 11, ndërsa shifrat reale sipas të dhënave të publikuar nga Basha, janë 26 viktima nga COVID-19″,– tha gjatë intervistës në “Opinon”, kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Lidhur me çështjen e shifrave të viktimave nga pandemia, kryeministri Edi Rama tha në emisionin “Real Story” në “News 24” se statistikat nuk prodhon qeveria, por institucionet e ekspertëve. “Për fat të keq ka jo pak njerëz që flasin në hava dhe që merren me gjysmëinformacione e gjysmë të vërteta gjatë gjithë kohës. E rëndësishme të theksohet është se qeveria nuk bën asgjë tjetër, veçse dëgjon me vëmendje ata që kanë mandatin shtetëror për të dëgjuar dhe nuk janë gazetarët, gjithollogët, por janë ekspertët e Komitetit Teknik dhe mbështet të gjitha orientimet e tyre. Statistikat nuk i prodhon qeveria. Këtu jetojmë në një kohë shumë të keqe për t’u përballur me këtë mortje, se jetojmë në kohën kur faktet duhet të bëjnë luftë të madhe për të mbijetuar përballë shpifjeve. Ne nuk jemi asgjëkundi në asnjë të dhënë më keq se sa e gjithë bota”,- deklaroi kreu i qeverisë, Edi Rama.

https://arkiva.kohajone.com/masat-shtrenguese-per-covid-19-rama-degjoj-ekspertet-lexoj-libra-dhe-pastaj-vendoset/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?